Lajme

“Shtesë prej 50 eurove deri në implementimin e Ligjit të Pagave”, Jasharaj i përgjigjet deputetes së LDK-së për propozimin

Autori: Gazeta inFokus 15:19 | 25 September 2022

Ditën e sotme ish-Ministrja e Arsimit, njëherit deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami bëri një propozim për SBASHK-un dhe Qeverinë që të ndalet greva.

Bajrami ekomandoi që SBASHK të pranojë ofertën e Qeverisë për shtesën prej 50 euro, por kjo shtesë nga Qeveria të vazhdojë deri në implementimin e Ligjit të pagave.

I pari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj  tha se vlerëson propozimin e deputetes Bajrami, por edhe të çdo personi tjetër në të mirë të grevistëve.

-Advertisement-

“SBASHK dhe Shërbyesit Civil vlerësojnë çdo angazhim të deputetëve, mirëpo kjo nuk është diçka e re. Qeveria s’ka ofruar diçka të re. E falënderoj z. Bajrami për propozimin por pa pasur diçka të re nuk do të ketë ndryshim vendimi”, tha Jasharaj, për Gazetën Online Reporteri.net

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera