Lajme

Lajçak e takon Escobarin në New York: Shumë gjëra për të diskutuar

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 21 Shtator 2022

Emisari Special i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë -Serbi Miroslav Lajçak, e ka takuar të dërguarin e Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në New York.

Lajçak ka treguar se kanë biseduar bashkë për një numër të madh gjërash, derisa e ka quajtur Escobarin si mik shumë të mirë.

“Gjithmonë është mirë t’i shkëmbejmë shënimet me mikun dhe kolegun tim të mirë, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan, Gabe Escobar. Faleminderit për bashkëpunimin tonë të shkëlqyer BE-SHBA. Shumë gjëra për të folur”, ka shkruar ai në Twitter.

-Advertisement-

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy