“Presioni” që fshihet pas ngjarjeve të mëdha mbretërore, arsyeja pse rojeve u bie të fikët
Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 19 September 2022
Pak ditë më parë, një roje mbretërore humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë, teksa ruante arkivolin e Mbretëreshës Elizabeth.
Arkivoli i Mbretëreshës është ruajtur për 24 orë në ditë, me ushtarë që rrotullohen çdo 20 minuta rreth arkivolit. Në total gjatë gjithë turnit të tyre, ata qëndrojnë në vend për gjashtë orë.
Ky incident i fundit ka zbuluar se rastet kur rojeve mbretërore iu bie të fikët në evente të mëdha janë të shumta dhe kjo ka një kuptim dhe arsye të veçantë. Majori Dai Bevan, i cili udhëhoqi Gardën e Nderit prej 101 trupash në dasmën e Princit dhe Princeshës së Uellsit ka treguar se rojet në të vërtetë mësohen e trajnohen për të humbur ndjenjat për të tërhequr vëmendjen.
Ai tha se pjesë e trajnimit të ushtarëve është edhe të rënit të fikët dhe kjo duke shmangur rënien anash ose mbajtjen pas diçkaje për mbështetje. Top Albania Radio shkruan se sipas tij perfeksioni në këtë trajnim shfaqet te ata ushtarë që mund të rrëzohen me fytyrë duke mbajtur edhe pushkët e tyre.
Por ka edhe raste të tjera kur rojet mbretërore kanë humbur ndjenjat për shkak të lodhjes, pasi qëndrimi drejt në vend për periudha të gjata kohore mund të shkaktojë tendosje të muskujve, dhimbje në pjesën e poshtme të shpinës dhe ënjtje të këmbëve.
Kjo e kombinuar me peshën e uniformës së tyre, kushtet mjedisore dhe presionin për të përmbushur detyrat e tyre. Ndërkaq, në Kishën Westminster sapo përfundoi shërbesa fetare për funeralin e Mbretëreshës, në prani të 2 mijë të ftuarve.
Kjo është kisha historike ku kurorëzohen mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë. Për Elizabetën e Dytë ky moment u shënua në vitin 1953, 6 vjet pasi në të njëjtin vend u martua me Princin Filip kur ende ishte princeshë. Që nga shekulli i 18-të, aty nuk mbahet shërbesë fetare funerali për një monark, edhe pse në vitin 2002 pati një të tillë për Nënën Mbretëreshë.
Të tjera
-
“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova
Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipë...
-
Vuçiq: Pas votimit për Kosovën në Këshillin e Evropës, do të shohim se cilët janë miqtë e vërtetë të Serbisë
Presidenti serb Aleksandër Vuçiq tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me ...
-
Osmani e Hovenier flasin për rrugëtimin e Kosovës drejt Këshillit të Evropës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim ambasadorin e Shtetev...
-
Gjendet një person i vd ekur në Gjakovë, policia nis hetimet
Një person, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është gjetur pa she...
-
Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele
Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, teksa kritikoi Qeverinë dhe kryeministrin...
-
E dhimbshme, Vd*es tragjikisht në vendin e punës mërgimtari 30-vjeçar nga Malisheva
Ka humbur jetën tragjikisht në vendin e punës në Belgjikë, 30-vjeçari, Arian ...
-
Kosova afër anëtarësimit për në KiE, Serwer: Beogradi mund të humbasë betejën
Profesori Daniel Serwer, i njohur për ekspertizën e tij në menaxhimin e konfl...
-
Bajrami: S’mund të thuhet që Kurti është i pakorruptuar, kur ai mbron secilin skandal në qeverinë e tij
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami kur dhe po flasin për Raportin e DASH-it ...
-
Kica-Xhelili: Nuk më duhen raportet e “Freedom House” dhe i DASh-it për ta kuptuar se Qeveria Kurti është e korruptuar
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka deklaruar se nuk i duhen raportet...
-
Zgjidhet Qeveria e re e Serbisë, Vuçeviq: Serbia nuk do të heqë dorë nga Rusia
Kuvendi i Serbisë e ka zgjedhur Qeverinë e re të vendit të enjten pas një deb...
-
Përsëritet kërkesa për heqjen e masave, Stano i ftohtë: Kur të vendosin vendet anëtare, jo politikanët e Kosovës
(Foto nga arkivi: Josep Borell Përfaqësues i Lartë i BE’së)Liderët e Kosovës ...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Stanos me dy foto: De-eskalimi ka ndodhur, hiqni masat
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj qëndrimit ...