Lajme

Zelensky për sulmin e 11 shtatorit: Terrorizmi është një e keqe që nuk ka vend në botën moderne

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 11 Shtator 2022

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka përkujtuar sulmin terrorist të 11 shtatorit 2001 në ShBA.

“Sot ne nderojmë viktimat e 11 shtatorit. Është një nga ditët më tragjike në historinë e ShBA-së dhe botës. Duke u përballur me sulme raketore çdo ditë, Ukraina e di mirë se çfarë është terrorizmi dhe sinqerisht simpatizon popullin amerikan”, ka shkruar Zelensky në Twitter.

Ai shtoi se terrorizmi nuk ka vend në botën moderne.

“Terrorizmi është një e keqe që nuk ka vend në botën moderne”, ka shtuar ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy