Lajme

Sveçla për rastin e 11 vjeçares: Kemi kuptuar që bëhet fjalë për dy e më shumë raste të dhunimit të së miturës

Autori: Gazeta inFokus 15:43 | 05 Shtator 2022

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur në një konferencë për media për rastin e dhunimit të 11 vjeçares, duke thënë që në bazë të hetimeve kanë kutpuar që bëhet fjalë për dy e më shumë raste të dhunimit të së miturës.

“Kemi kuptuar që nuk bëhet fjalë për një rast fatkeqësisht as dy raste, por  bëhet fjalë për më shumë raste të keqpërdorimit dhe dhunimit të së miturës 11 vjecçare”.

Sveçla ka thënë në konferencë për media, se ka kërkuar nga kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës që të gjithë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast, të thirren në cilësinë e dëshmitarëve për të kuptuar mbi atë se çfarë ka ndodhur.

-Advertisement-

Tutje Sveçla ka thënë që edhe institucionet përgjegjëse kanë dështuar për të mbrojtur viktimën.

“Të gjitha informatat e deritanishme na tregojnë për dështime të njëpasnjëshme të institucioneve përgjegjëse për të mbrojtur së pari këtë të mitur e më pas për të identifikuar atë se çfarë ka ndodhur, por edhe për identifikimin e të gjithë dhunuesve që fatkeqësisht nuk janë arrestuar të gjithë”, ka thënë ai.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy