Gjykata merr vendim për dy të arrestuarit për dhunimin e 11 vjeçarës në Prishtinë
Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 29 August 2022
Një vajzë e mitur dyshohet se është dhunuar nga pesë persona të shtunën pasdite në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.
Zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, ka bërë të ditur për Infokus se të arrestuarit të mitur i është paraqitur masa e paraburgimit prej një muaji.
“Duke ju referuar kërkesës tuaj për informata ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për të Mitur ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj një të mituri, i cili dyshohet se është i përfshirë në këtë rast”, ka deklaruar Gashi për Infokus.
Ndërsa ka bërë të ditur se ndaj të arrestuarit tjetër, seanca a dëgjimore do të mbahet sot pasdite.
“Ju njoftojmë se lidhur me këtë rast Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda sot ka pranuar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit edhe për një të pandehur, i cili dyshohet se është i përfshirë në të njëjtin rast, seanca dëgjimore do të mbahet sot pasdite”, ka deklaruar tutje Gashi për Infokus.
Ndryshe Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, për Infokus kanë konfirmuar se viktima është e mitur.
“Rastit të cilit i referoheni ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti për të Mitur, janë ndaluar dy persona të dyshuar, personi madhor është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa i mituri në kohëzgjatje prej 24 orësh, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, ndaj të njëjtëve Prokurori i Shtetit ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente” , ka deklaruar Ulaj për Infokus.
Ndërsa në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se vajza e mitur pas intervistimit është dërguar në strehimore.
Po ashtu sipas raportit 11 vjeçarja është dhunuar nga pesë persona, ndërsa ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me tre të dyshuarit e tjerë.
Ai pse Gazeta Infokus ka kërkuar të dijë, se a ka informacione se kush janë tre të dyshuarit e tjerë dhe a janë shpallë në kërkim, por nga gjykata nuk janë përgjigjur në këtë pyetje./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Haradinaj në Pejë e Deçan: Gratë vendosin vetë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Lajçak për takimin në Uashington me Richard Verma: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan
Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka qe...
-
“Edhe krerët e institucioneve shkojnë shërohen në shtetet tjera” – Dervishaj kritikon fuqishëm qeverinë aktuale
Biznesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, ka kritikuar ...
-
Presidentja uron Krishtlindjen ortodokse: Qoftë kohë reflektimi, gëzimi e bashkimi…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjen për...
-
Këta janë dy kandidatët e vetëm për pasardhës të Lajçakut për dialogun
Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian (BE) për politikë të jashtme dhe s...
-
Në 25 vjet, Cyrihut do t’i mungojnë mbi 80,000 punëtorë
Zyra për Çështje Ekonomike e Kantonit të Cyrihut ka llogaritur në një studim ...
-
Tre vrạsësve të Enver Hadrit u konfirmohet dënimi i përjetshëm
Gjykata Penale e Brukselit ka dënuar me burgim të përjetshëm tre autorët e vr...
-
Përfshihet nga zjạrri një kafene në Suharekë, dalin pamjet ku shihen njerëzit duke u larguar me vrap
Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. ...
-
Kurti uron Krishtlindjen ortodokse: Është kohë e shpresës, mirënjohjes dhe mirësisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Krishtlindjen ortodokse, duke th...
-
Presidentja maqedonase përdor veton ndaj Ligjit për mbrojtjen e fëmijëve, parashikonte që licencat të jenë edhe në gjuhën shqipe
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova, e ka usht...
-
Shkon në 126 numri i viktimạve të tërmetit në Tibet
Ka shkuar në 126 numri i viktimave të tërmetit në Tibet, derisa sipas mediave...
-
Zv.ministri i Jashtëm i përgjigjet BE-së: Lista Serbe po bllokon statusin e Kishës Ortodokse Serbe
Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti, i është përgjigjur kërkesës së B...