Oda Ekonomike Amerikane: Bizneset po humbin miliona euro në ditë nga reduktimet e rrymës
Autori: Gazeta inFokus 11:13 | 28 August 2022
Reduktimet me energji elektrike të cilat po aplikohen tash e dy javë në vendin tonë, po u shkaktojnë humbje të mëdha financiare bizneseve dhe prodhuesve vendor. Drejtues të Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, kanë kritikuar institucionet e vendit për mosveprim në përmirësimin e furnizimit të rregullt me energji elektrike.
Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, thotë se si pasojë e reduktimeve të energjisë elektrike të pa paralajmëruara për bizneset, dëmet financiare nëpër fabrika kapin shifra milionëshe vetëm brenda një dite.
Kreu i Odës Ekonomike Amerikane ka folur edhe për ngecjet e institucioneve në realizimin e investimeve kapitale dhe për mosshpenzimin e mjeteve buxhetore.
“Është për keqardhje që nuk po ndërmerren masat e duhura për të përmirësuar ose për të ofruar një furnizim të pandërprerë me energji elektrike… Pasojat i bartin qytetarët edhe bizneset, por ajo që ne si Odë Ekonomike Amerikane, kemi kërkuar nga institucionet e vendit është që të bëjnë më të mirën dhe të garantojnë një furnizim të pandërprerë për ndërmarrjet private në vend, sidomos për ndërmarrjet prodhuese te të cilat shkaktohen dëme shumë të mëdha edhe në aspektin financiar, edhe në aspektin teknik për shkak të ndërprerjeve edhe të pa paralajmëruara të energjisë elektrike… Bizneset sidomos ato të sektorit prodhues janë aktuale për dëmet financiare të cilat arrijnë dhjetëra mijëra euro, po flas për raste individuale, për fabrika të veçanta brenda një dite. Kosova nuk është që ka industri shumë të zhvilluar, por megjithatë tek të gjithë prodhuesit të cilët ne i kemi dëmet financiare kapin shifra milionëshe, e për të cilat natyrisht që pasojat do të jenë shumë më të mëdha se sa vet dëmi financiar aktual”, thotë Zeka për KosovaPress.
Drejtori Zeka ka thënë se viti 2022, do të jetë vit i humbur për nga ndikimi i investimeve kapitale, pasi siç thotë ai nuk ka pasur realizim të investimeve dhe shpenzim të mjeteve buxhetore.
“Kemi pasur mos realizim të investimeve kapitale, edhe mos shpenzim të mjeteve buxhetore. Investimet kapitale gjerojnë ose kanë efektin më të madh multiplikativ në ekonominë e vendit në aspektin afatmesëm dhe afatgjatë, megjithatë duket që kjo nuk është kuptuar si duhet nga ana e institucioneve dhe rrjedhimisht kjo ndikon pastaj edhe në vështirësitë e operimit të ndërmarrjeve të sektorit privat, si dhe në tkurrje të aktivitetit ekonomik në përgjithësi, dhe natyrisht në bllokim të potencialit real ekonomik, i cili do të mund të shfrytëzohej për zhvillimin ekonomik të vendit, në rast se investimet kapitale do të ishin realizuar. Tash jemi në gusht, brenda dy të tre muajve të ardhshëm është e pamundur që të shpallen aktivitete të prokurimit publik meqenëse ka edhe kufizime ligjore në këtë aspekt, gjë që i bie se realisht viti 2022 në masë të madhe do të jetë vit i humbur për sa i përket rëndësisë që investimet kapitale do të mund ta kishin normën e përgjithshme të rritjes ekonomike”, thekson ai.
Zeka bëri të ditur se në takimin me zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit Amerikan, Gabriel Escobar, diskutimi është përqendruar te rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit Perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur.
Ai thotë se OEAK mbështet iniciativën për Ballkanin e hapur.
“Diskutimi u përqendrua po ashtu tek rëndësia e integrimit ekonomik të rajonit të Ballkanit perëndimor, në krijimin e një tregu të përbashkët rajonal, në rëndësinë që kanë, siç është iniciativa për Ballkanin e hapur, për të cilin për momentin institucionet e Kosovës janë ngurues që të bëhet Kosova. Ne si Odë ekonomike Amerikane mbështesim iniciativën për Ballkanin e hapur, ku kemi provuar që ta theksojmë rëndësinë e një iniciative si Ballkani i hapur para qeverisë së Kosovës. Kemi kërkuar që e njëjta të bëhet pjesë e diskutimeve ku formësohet korniza për një treg të përbashkët rajonal me emrin Ballkani i hapur ose me ndonjë emër tjetër. Fatkeqësisht institucionet e vendit e shohin ndryshe këtë çështje”, thotë Zeka. /kp
Të tjera
-
Von Cramon: Serbia s’ka as një mundësi të ecë para pa i zbatuar detyrimet nga Marrëveshja e Ohrit
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka thënë s...
-
Policia e Kosovës konfiskon rreth 20 metër kub dru në Podujevë
Të hënën patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit në K...
-
Rritet çmimi i hyrjes në Kullën Eifel
Këshilli i qytetit të Parisit ka rritur çmimin e hyrjes në Kullën Eifel për t...
-
Maqedonci: 28 baza ushtarake e 20 të xhandarmërisë serbe, jo shumë larg kufirit me Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka dhënë alarmin për destabilitet në Bal...
-
SHBA dënon përpjekjet e Phenianit për lëshimin e një sateliti “spiun”
Përpjekja e Koresë së Veriut për të lëshuar një satelit të ri zbulues ushtara...
-
Kurti përkujton ushtarët e rënë amerikanë – roli i ushtrisë së SHBA për ndaljen e gjenocidit më 1999 i pazëvendësueshëm
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shënuar “Dita e Përkujtimeve”. Qëlli...
-
Haradinaj: Nën udhëheqjen e Aleancës, Pejës do t’i kthehet shkëlqimi i dikurshëm, si Lule e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjes...
-
Ky është 26-vjeçari që vd iq në aksidentin në Mitrovicë
Qlirim Salihu është 26-vjeçari i cili vdiq sot si pasojë e një aksidenti mes ...
-
Te familja Mehmeti për vizitë, kafen në Leposaviq, Statovci publikon pamjet në veri me atmosferë 100% shqip
Deputetja e GUXO, Jeta Statovci, përmes një postimi në facebook ka bërë të di...
-
Quni: Mbetet edhe shumë punë deri në anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovoës, Anton Quni tha se avancimi i Koso...
-
“I kishte dhuruar libra në burg Kurtit”, kryeministri ftohet përsëri për të dëshmuar për gardianin serb të akuzuar për kri me lu fte
Këtë të hënë ka nisur gjykimi ndaj Dragisha Milenkoviç-it i akuzuar për krime...
-
Vdes drejtuesi i motoçikletës pas një aksidenti me një veturë në Mitrovicë
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një motoçil...