Borrell: Shumica e vendeve pajtohen me draftin e BE-së për marrëveshjen bërthamore
Autori: Gazeta inFokus
12:53 | 23 Gusht 2022
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se shumica e vendeve që janë pjesë e diskutimeve me Iranin për ringjalljen e marrëveshjejes bërthamore të vitit 2015 janë dakord me propozimin e fundit të bllokut, ndërsa të gjitha palët po presin përgjigjen e Uashingtonit, pasi Teherani dha opinionin e tij për draftin final.
“Shumica e tyre [vendeve] pajtohen, por unë ende nuk e kam përgjigjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët i kuptoj se duhet ta diskutojnë atë, dhe ne presim që gjatë kësaj jave të marrim një përgjigje”, tha Borrell më 23 gusht gjatë një interviste për transmetuesin kombëtar spanjoll TVE.
BE-ja tha më 9 gusht se e drafti prej 25 faqesh u është dorëzuar kryeqyteteve të përfshira në proces dhe se teksti është përfundimtar.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mohuar akuzat e Iranit iraniane për “zvarritjen” negociatave që synojnë ringjalljen e marrëveshjes bërthamore t, duke thënë se Uashingtoni po punon sa më shpejt që është e mundur për të kthyer përgjigje të përshtatshme ndaj komenteve të Teheranit, në drafin final të marrëveshjes të paraqitur nga Bashkimi Evropian.
Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price tha më 22 gusht se SHBA-ja ishte e inkurajuar nga Irani që duket se ka hequr dorë nga disa nga kërkesat, siç është ajo për heqjen e përcaktimit të terrorizmit për Korpusin e Gardës Revolucionare të Iranit (IRGC), por shtoi se ka ende çështje të pazgjidhura që duhet të zgjidhen.
Price foli disa orë pasi Irani pretendoi se Uashingtoni ishte duke “zvarritur” negociatat jodirekte për të ringjallur marrëveshjen bërthamore dhe se këmbimi i të burgosurve me Shtetet e Bashkuara nuk është i lidhur me bisedimet bërthamore.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanaani, ka thënë në një konferencë për media më 22 gusht në Teheran se, shumë pak çështje kanë mbetur për t’u diskutuar, por të gjitha janë shumë të rëndësishme. Ai ka thënë se Iranit i duhet marrëveshje e qëndrueshme që do t’ia ruante të drejtat legjitime.
“Amerikanët janë duke e zvarritur procesin dhe pala evropiane nuk është duke vepruar… Amerika dhe Evropa kanë nevojë për marrëveshje më shumë sesa Irani”, ka thënë ai.
Irani ka nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Britaninë, Rusinë dhe Kinën më 2015.
Marrëveshja parasheh që Irani të kufizojë aktivitetin bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ndërkombëtare.
Më 2018, Uashingtoni është tërhequr nga marrëveshja dhe ka rikthyer sanksionet ndaj Teheranit.
Prej asaj kohe, Irani ka nisur t’i shmanget marrëveshjes dhe të rrisë pasurimin e uraniumit.
Negociatorët nga Irani, Rusia dhe Bashkimi Evropian – si dhe nga Shtetet e Bashkuara, indirekt – kanë rinisur bisedimet për marrëveshjen me Teheranin më 4 gusht në Vjenë, pas disa muajsh bllokada në negociata./rel

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...































