Kamberi feston 32 vjetorin e themelimit të PVD-së
Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 19 August 2022
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot shënohet 32 vjetori i themelimit të Partisë për Veprim Demokratik.
Ai është shprehur se kjo është partia e vetme që bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës.
“19 Gushti i vitit 1990 shënon fillimin e angazhimit dhe organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe betejën politike për mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë. Me këtë rast bashkëbisedova me kryetarin e parë dhe themeluesin e PVD, Riza Halimi. Për 32 vite rresht, PVD mbeti partia e vetme që rreth vetës bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës”, ka shkruar Kamberi.
Tutje, ai ua ka uruar këtë ditë të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesëve të PVD-së.
“Me kryetarin Halimi përkujtuam sfidat në të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës dhe rrugëtimin tonë të përbashkët politik gjatë këtyre periudhave të vështira politike. Bashkëbisedimi me themeluesin e PVD është motivim për të vazhduar rrugëtimin tonë të drejtë politik dhe për t’u ballafaquar me sfidat që na presin edhe në të ardhmen. I uroj të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesëve të PVD ditën e themelimit të partisë dhe i inkurajoj që bashkërisht të vazhdojmë betejat tona politike që për qëllim kanë të drejtat e shqiptarëve të Luginës”, ka shkruar tutje Kamberi.
Të tjera
-
Shënimi i 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit- Kuvendi mban nesër seancë solemne
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë solemne për shënimin e 25-Vjetorit...
-
Maqedonci: Do të vazhdojmë traditën e bashkëpunimit me Turqinë
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot e ka pritur në ...
-
Lajçak tregon për raportimin në Këshillin e Europës: I informova për dinamikën e dialogut Kosovë-Serbi
Emisari i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka ...
-
Lukas Mandl dekorohet me Medaljen e Artë për Shërbim ndaj Austrisë
Lukas Mandl u nderua me Medaljen e Artë për Shërbim ndaj Austrisë në një cere...
-
Shënimi i 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit- Kuvendi mban nesër seancë solemne
Kuvendi i Kosovës do të mbajë nesër seancë solemne për shënimin e 25-Vjetorit...
-
Ndeja e partisë në Prizren, Vetëvendosje publikon videon ku shihet qytetari duke ia puthur dorën Kurtit
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar pamje nga ndeja që mbajtën dje në Prizren m...
-
Rritja e çmimeve: Qytetarët e Kosovës u drejtohen bankave për kredi
Rritja e çmimeve të produkteve po i shtyn qytetarët e Kosovës që t’u drejtohe...
-
Varfërohet shporta e konsumatorit në Kosovë
Rritja e çmimeve pas pandemisë Covdi-19, ka varfëruar konsiderueshëm shportën...
-
Osmani: Lidhja e Prizrenit mbetet e gravuar në zemrat e shqiptarëve si testament i shpirtit të kombit tonë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Lidhja e Prizrenit mbetet e g...
-
Clark: Do të ishte tradhti ndaj Amerikës nëse dhëndri i Trump ndërton memorial në Serbi
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, në një intervistë për CNN ka thënë se përfs...
-
Policia i shpall në kërkim publik këta dy persona
Njësiti i hetimeve të stacionit policor -Qendra në Prishtinë, me autorizim ng...
-
Vetaksidenti në Drenas: Njëra prej të lënduarave në gjendje shumë të rëndë
Dy vajza janë vetaksidentuar me motoçikletë gjatë ditës së hënë në fshatin Do...