Mocioni i mosbesimit, sa vota nevojiten për ta rrëzuar Abazoviqin
Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 19 August 2022
Më 19 gusht, Kuvendi i Malit të Zi, do të mbajë votë mosbesimi ndaj Qeverisë së kryeministrit, Dritan Abazoviq.
Seanca është caktuar në orën 11:00.
Lexo Edhe:
Šećeraši! Uzrok dijabetesa je nedostatak ovoga u telu, izlečite!
Kush është ndërmjetësi i heshtur i bisedimeve Kosovë -Serbi sipas Albin Ku…
Në të do të marrë pjesë edhe vetë Abazoviq me ministrat e kabinetit të tij.
Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, dhe një pjesë e partive në tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazoviqit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit.
Iniciatorët po ashtu kanë vlerësuar se Qeveria ka pasur detyrë prioritare reformimin e sistemit gjyqësor dhe forcimin e sundimit të ligjit, ashtu që të përshpejtohet procesi i integrimit evropian.
“Për shkak të sjelljes së papërgjegjshme të Abazoviqit, që rezulton në rritje të tensioneve në shoqëri, dhe humbje potencialisht të pariparueshme të kohës për përmbushje të obligimeve nga agjenda jonë evropiane, Qeveria e ka humbur legjitimitetin e saj”, është thënë në iniciativë.
Një pjesë e partive nuk kanë qëndrim të qartë
Është e paqartë se cili do të jetë epilogu i seancës parlamentare, sepse Fronti Demokratik, pro-serb dhe pro-rus, Demokratët e Alleksa Beçiqit, Partia Boshnjake dhe as një pjesë e partive kombëtare shqiptare, nuk kanë qëndrim të qartë rreth nismës për rrëzimin e Qeverisë.
Një pjesë e votave të tyre – të paktën pesë – nevojiten për rrëzimin e Qeverisë.
Vetë kryeministri Abazoviq, nuk ka mundur të deklarojë me siguri nëse Qeveria do të mbijetojë apo do të rrëzohet në këtë seancë parlamentare.
Ai vazhdimisht ka paralajmëruar se nëse Qeveria “i mbijeton votës”, është i gatshëm që të nesërmen të rindërtojë Qeverinë, në marrëveshje me Frontin Demokratik, që aktualisht është në opozitë, si dhe me demokratët e partitë tjera që duan të përfshihen në udhëheqësi.
Votat e kujt janë të sigurta?
Iniciatorët për rrëzimin e Qeverisë kanë 36 deputetë të shumicës parlamentare, të udhëhequr nga Partia e Gjukanoviqit, e cila i ka dhënë më parë mbështetje pakicës së kryeministrit Abazoviq.
Së bashku me këtë parti, nismën për rrëzimin e Qeverisë e ka përkrahur edhe Partia Socialdemokrate, e cila ka dy poste ministrore, Socialdemokratët, që janë në opozitë, Partia Liberale dhe Bashkimi Demokratik i Shqiptarëve.
Qeveria e Abazoviqit është formuar më 28 prill, meqë në shkurt është rrëzuar Qeveria e Zdravko Krivokapiqit, pikërisht me iniciativën e Abazoviqit.
Qeveria e Krivokapiqit është formuar nga Fronti Demokratik, Demokratët, dhe Lëvizja qytetare, URA, e Abazoviqit.
Qeveria e ekspertëve, në krye me Krivokapiqin, dhe ajo e pakicës, në krye me Abazoviqin, janë formuar në bazë të rezultateve të zgjedhjeve të gushtit 2020
Në atë proces zgjedhor, opozita e atëhershme pati mundur Partinë Demokratike të Gjukanoviqit (DPS) dhe partinë e saj partnere.
Në ato zgjedhje parlamentare, DPS ka humbur pushtetin pas 30 vjetëve dhe ka kaluar në opozitë.
Mundësi e re për të rrëzuar Qeverinë më 2 shtator
Nëse Qeveria e Abazoviqit mbijeton, e ardhmja e saj do të sfidohet sërish më 2 shtator, kur do të mbahet seanca e re e Kuvendit, me iniciativën e Frontit Demokratik dhe Demokratëve.
Këtë propozim e kanë paraqitur 32 deputetë, duke kërkuar njëkohësisht që në atë seancë të diskutohet edhe shkarkimi i kryetares së Kuvendit, Danijela Gjuroviq.
Si arsye për rrëzimin e Qeverisë, deputetët kanë përmendur humbjen e kapaciteteve funksionale dhe thellimin e krizës ekonomike.
“Qeveria e kryeministrit Abazoviq vazhdimisht ka treguar paaftësinë e saj për t’u mbrojtur nga ndikimet e brendshme destruktive politike, të cilat çuan në mosbesim të ndërsjellë dhe konfrontime të vështira brenda vetë Qeverisë. Kjo shkaktoi pasiguri dhe ekstremizëm të situatës në Mal të Zi.”
Partitë opozitare nuk kanë shpjeguar pse kanë propozuar një datë të re për diskutimin e rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit, kur të premten, më 19 gusht, do të votohet për diçka të tillë.
Dy nismat për rrëzimin e Qeverisë së Abazoviqit janë nënshkruar nga gjithsej 68 deputetë të partive në pushtet dhe opozitë, nga 81 deputetë sa janë në Kuvendin e Malit të Zi./REL
Të tjera
-
Osmani për rezolutën e Srebrenicës: Mohimi i gjeno*idit nuk do ta hapë kurrë rrugën drejt paqes
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj rezolutës së OKB-së që e ...
-
Katër të dyshuar mashtruan një person, ia morën 90 mijë euro
Policia ka bastisur dy lokacione, një në Prishtinë dhe një në Gjakovë, pasi d...
-
Vuçiqit iu kërkua ta heqë flamurin serb pasi u mbështoll me të, refuzoi: Askush s’ma merr atë
Gjatë dhe pas votimit të rezolutës për Srebrenicën, presidenti i Serbisë, Ale...
-
LDK: Votimi i rezolutës për gjeno*idin në Srebrenicë në OKB, është vulë për k*imet e Serbisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj miratimit të rezolutës për Sreb...
-
Vuçiqi bën filma pasi kaloi rezoluta mbi gjenocidin në Srebrenicë, mbështillet me flamurin serb
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, sot është munduar që të ofrojë argume...
-
Njihuni me 12 vjeçarin nga Suhareka, i cili kujdeset çdo ditë për dhitë e tij- “Kam shumë qef me i ndihmu familjes”
Në fshatin Duhël të Komunës së Suharekës, jeton 12 vjecari Bislim Graishta, i...
-
Kosova anëtarësohet në Këshillin Evropian për Mjekësi Ligjore
Ministrja e Drejtësisë ka bërë të ditur se Kosova është pranuar pranuar në Kë...
-
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjeno*idin serb në Srebrenicë
Me 84 vota pro ka kaluar Rezoluta për Srebrenicën në mbledhjen e Asamblesë së...
-
Dy të lënduar në aksidentin e réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, e...
-
Rrokulliset një veturë, aksident i réndé në rrugën Fushë Kosovë-Prishtinë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë. ...
-
Specialja merr vendimin për vazhdimin e paraburgimit për Pjetër Shalën
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për va...
-
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
Në ambientet e fabrikës Comodita, kanë qëndruar përfaqësuesit e kompanisë së ...