Objekti më i madh informatik i Kinës lidhet me rrjetin
Autori: Gazeta inFokus 11:30 | 18 August 2022
Objekti më i madh informatik i ngjashëm me kontejnerët në Kinë, Qendra Superkompjuterike e Wuhan-it, u lidh zyrtarisht së fundmi me rrjetin kombëtar dhe është në fazën përfundimtare përpara përurimit.
Kjo qendër, në provincën Hubei të Kinës Qendrore, do të ofrojë fuqi kompjuterike prej 50 petaflopësh në fazën fillestare, baras me 100 000 kompjuterë të fuqishëm që funksionojnë njëkohësisht, dhe pritet të zgjerohet përfundimisht në 200 petaflopë.
Fuqi kompjuterike do të thotë, në vija të trasha, aftësi për të përpunuar të dhënat.
“Pas lidhjes me rrjetin kombëtar kompjuterik, qendra do të ndihmojë në realizimin e planifikimit dhe koordinimit të burimeve të fuqisë kompjuterike ndërmjet rajoneve të ndryshme. Qendra do të ofrojë gjithashtu shërbime për kërkime të rëndësishme shkencore në provinca të tjera dhe do të përmbushë disa nevoja strategjike në të ardhmen,” thotë Liu Junyi, shkencëtar që punon për projektin e Qendrës Superkompjuterike të Wuhan-it.
Rrjeti kombëtar kompjuterik i Kinës i shërben strategjisë së vendit për të kanalizuar më shumë burime informatike nga zonat lindore në rajonet perëndimore më pak të zhvilluara.
Platformat kompjuterike në qytete, duke përfshirë Pekinin, Xian-in në provincën Shaanxi, Nankinin në provincën Jiangsu, Shaoguan-in në provincën Guangdong, Jinan-in dhe Qingdao-n në provincën Shandong, janë lidhur me rrjetin kombëtar.
Megjithëse hyri vonë në fushën e informatikës me performancë të lartë, Kina tani është udhëheqëse në botë, duke zotëruar rreth 35 për qind të 500 superkompjuterëve më të fuqishëm në botë dhe po ndërton me shpejtësi një rrjet qendrash kombëtare superkompjuterike, ku njerëzit mund ta përdorin fuqinë kompjuterike si shërbim, ashtu si ujin dhe energjinë elektrike.
Në Planin e 14-të Pesëvjeçar të vendit (2021-2025) përfshihet edhe ndërtimi 10 sistemeve kompjuterike të shkallës ekza deri në fund të 2025-s.
Të tjera
-
ASK i bën thirrje qytetarëve që të regjistrohen: Është obligim ligjor
Agjencia e Statistikave e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve që ta shfrytëz...
-
”Elektrosever” nis instalimin e njehsorëve inteligjentë në veri
Kompania “Elektrosever” do të fillojë instalimin e njehsorëve të rinj intelig...
-
Përparim Rama: Deri në transformim, ish-ndërtesa e Gërmisë do të shërbejë për ekspozita
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar pamje nga punim...
-
Selmanaj: Kam dëgjuar se në burgun e Dubravës po u duhet të presin nga 10 ditë për t’u pastruar
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, tha se...
-
Raporti i Borell për çështjen e masave ndaj Kosovës në përfundim e sipër, pritet t’u dorëzohet shteteve
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se Brukseli zyrtar e ka...
-
Mblidhen zëvendësministrat në Strasburg, s’dihet nëse Kosova është agjendë
Në Strasburg, sot pritet të takohen zëvendësministrat e Jashtëm të vendeve an...
-
23 vjeçari nuk respektoi masën mbrojtëse, Policia në Ferizaj ia konfiskon veturën dhe e gjobitë me 500 euro
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer të moshës 23-vjeçare në Ferizaj, meq...
-
Ramush Haradinaj kujton “Betejën e Çabratit”: Gjakova, vatër e atdhedashurisë dhe shqiptarisë ndër breza
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në kujtim të ...
-
Alarmon Shenoll Muharremi pasi rriqërat pickuan atë dhe fëmiun e tij
Opinionisti dhe studiuesi Shenoll Muharremi ka alarmuar opinionin pasi është ...
-
Gjendet edhe trupi i nënës Alma Arrazi në lumin Buna
Është gjetur në ujërat e lumit Buna edhe trupi i 39-vjeçares, Alma Arrazi. ...
-
Policia e Kosovës gjen dy kamera të cilat i kishin vendosur kotrabanduesit në rrugët malore
Njësia e TASK FORC-ës-Lindje (e përbërë nga Policia dhe Dogana e Kosovës), pa...
-
Kosova pa institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregullime mendore
Kosova nuk ka institucion të veçantë për paraburgimin e personave me çrregull...