A do të marrë dialogu një kahje finale nesër në Bruksel? Flet ish anëtari i delegacionit të Kosovës
Autori: Samire Jaha 14:40 | 17 August 2022
Të enjten në Bruksel pritet të jetë takimi i radhës në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësim të Miroslav Lajçakut, i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialog dhe krye diplomatit europian Josef Borrel.
Ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet në takimin e tretë me radhë në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE-së, mirëpo ky takim erdhi pas tensionimit të situatës në veri të vendit, në ditën që Kosova nisi reciprocitetin në targa dhe dokumente.
E pikërisht takim për ulje të tensioneve po e konsideron, 18 gushtin në Bruksel edhe Gazmir Raci, ish anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog.
Ai për Gazetën Infokus ka thënë se përveç punës në drejtim të uljes së tensioneve nga ky takim pritet edhe diskutim final për të ardhmen e dialogut.
“Pres që më shumë ka me qenë në drejtim të uljes së tensioneve ndërtimi i një klime të ndërmjetësimit në mes te palëve, dhe eventualisht diskutimit për të ardhmen e dialogut. Nuk pres zgjidhje të ndonjë problemi për shkak se tensionet janë ende te ngritura lart edhe raportet janë në mes te dy udhëheqësve të ftohura nuk ka marrëdhënie normale te komunikimit kështu qe ma shume ka me u shfrytëzuar për me i ulë tensionet në mes tyre me ndërtuar njëfarë klime të ndërmjetësimit dhe me ece tutje do të dëshiroja që në këtë takim te vendoset qartë për finalen e dialogut ne mënyrë që të mos humbet kohë më me këto çështje teknike sepse këto veç po e minojnë dialogun në të ardhmen”, deklaroi Raci për Infokus.
E sa i përket çështjes së veriut sot gjatë ditës u raportua se misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR ka shtuar trupat në veri të Kosovës.
Analisti, Raci këtë po e cilëson si vendim të mirë pasi që po e ruan integritetin dhe sovranitetin e vendit.
“Është mirë që KFOR-i është prezent edhe më shumë në pjesën veriore për shkak e po e kryejnë mandatin e tij që e ka ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të Kosovës sidomos vijës kufitare edhe me Serbinë edhe po besoj që KFOR-i ka informacione e nevojshme që i ka rritë masat atje për shkak se ngjarjet e fundit kanë tregu që ka qenë një potencial i madh për rrezik të Hyrje-Daljeve të Serbisë me pjesën veriore përmes strukturave ilegale. Kështu që po besoj që KFOR-i në bazë të informatave të shërbimeve të veta që i ka vendos që me e rrit numrin e ushtarëve por kryesorja është e mirë që KFOR-i tash e ka marrë një rol shumë matë vendosur në këtë drejtim për të i ruajt kufijtë e Kosovës”, ka thënë ish anëtari i delegacionit.
Ndërkaq ai thotë se nuk pret të ketë përsëri tensione në veri të paktën jo deri në përfundim të takimit në Bruksel.
“Nuk besoj që ka me pas tension për shkak se nesër është dita e takimit, e dialogut e mundësisë për paqe dhe “armëpushim”, në mënyrë që të ecet drejt finales, nëse nesër nuk definohet finalja si do të duket unë mendoj që prap kemi me jetu me kësi tensione të kohëpaskohshme nga të dyja palët”, ka deklaruar ai për Infokus.
Ndryshe, udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë janë takuar edhe dy herë të tjera në Bruksel, shkruan Gazeta Infokus.
Takimi i parë ishte në qershorin e vitit 2021 dhe i dyti pas një muaji, në korrik ku asnjë nga këto takime nuk prodhoi rezultate përfundimtare.
Kujtojmë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, një ditë para takimit të përbashkët do të zhvillojë sot takime të ndara me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimi me Vuçiqin do të nisë nga ora 15:30, derisa me Kurtin nga ora 17:00 e ku pas çdo takimi është paralajmëruar konferencë për media.
Ndërsa vendimi i qeverisë së Kosovës për reciprocitet në targa dhe dokumente shtetërore, vendim ky që nxiti tensionimin e situatës në veri dhe ndalimin e qarkullimin me barrikada në kufij, ishte i mirëpritur nga ndërkombëtaret. Zyrtarë të BE-së deklaruan se vendimi ishte në përputhje dhe në koordinim me Bashkimin Evropian./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Dialogu i munguar i sindikatave me Qeverinë
Derisa Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk po gjenë një dialog social me Qever...
-
Biden do të zhvillojë bisedime me Zelensky në Francë dhe Itali
Joe Biden do të zhvillojë bisedime me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zele...
-
Sot hapet edicioni i 24-të i Panairit të Librit
Sot, në ambientet e Pallatit të Rinisë, hapet edicioni i 24-të i Panairit të ...
-
Shqipëri, mashtrimi me kreditë, nga hetimi i prokurorisë tek përgjegjësitë
Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një nu...
-
Kosova 1 vjet nën masa të BE-së
Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit të përfaqësuesit të Lartë të BE-...
-
Osmani takon sot kryetarët e komunave
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim këshillin e kryeta...
-
Ngjarjet e datës 5 qershor
Ngjarjet e datës 5 qershor 2024 Policia e Kosovës, mban një Ushtrim Fushor...
-
Sllovenia e njeh Palestinën si shtet
Parlamenti i Sllovenisë sonte ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez. ...
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, në rend dite disa projektligje e raporte
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Mot me diell dhe vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot me diell dhe ...
-
Policia e Kosovës mban ushtrim fushor afër Aeroportit të Prishtinës
Policia e Kosovës sot duke filluar nga ora 09.00, do të mbajë Ushtrim Fushor ...
-
Gazetari Nuhi Bytyçi vazhdon dëshminë në Speciale
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë edhe sot do të vazhdojë procesi ...