Justin Kluivert me valixhet gati, arrihet akordi me klubin londinez
Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 11 August 2022
Justin Kluivert po përgatitet për një tjetër sezon larg Romë,s pasi ndonëse u transferua me bujë në verën e 2018-ës, nuk ka arritur të bindë asnjë nga trajnerët që gjatë drejtuar verdhekuqtë gjatë kësaj periudhe.
Përgatitja nën urdhrat e Mourinhos gjatë verës, nuk ka ndryshuar aspak planet e 23-vjeçarit holandez, që është me valixhet gati për t’u larguar dhe duket se destinacioni i radhës do të jetë Premier League.
Klubi i Fulhamit ka arritur marrëveshjen me Kluivert dhe prej ditësh negocion me Romën për ta marrë në huazim me të drejtë blerjeje për shifrën e 10 milionë eurove, ndërsa verdhekuqtë kanë kërkuar detyrim blerjeje.
Megjithatë së fundi duket se italianët janë dorëzuar dhe janë gati ta japin holandezin në huazim me të drejtë blerjeje, ndaj sot ose nesër Kluivert pritet të fluturojë drejt Londrës, për të kryer vizitat mjekësore dhe nisur eksperiencën te Fulham.
Kjo do të jetë hera e parë në kampionatin anglez për sulmuesin 23-vjeçar që u rrit te Ajaxi dhe më pas ka luajtur me Romën në Itali, Leipzigun në Gjermani e së fundi Nicen në kampionatin francez.

T� tjera
-
Seriali “30 gradë gjerësi veriore ” në ndjekje të qytetërimeve të hershme
Nga brigjet e Nilit deri në Mesopotami, nga Lugina e Indusit deri në Kinën ko...
-
Vëllai i Jakup Krasniqit: Ma keq për jetën teme s’ka pasë kurrë, prej vitit 2024 s’e kam pa ma
Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqit, u shpreh i emocionuar për ngritjen e...
-
LDK: Valon Prebrezës i japin dorëheqje dy drejtorë të Arsimit për vetëm 11 muaj
Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Fushë Kosovë, ka reaguar pas dorëheqjes...
-
Arrestohet zyrtari i Postës në Rahovec, dyshohet se përvetësoi mbi 10 mijë euro
Një zyrtar i Postës në Rahovec është arrestuar pasi dyshohet se ka përvetësua...
-
Në prag të 28 Nëntorit, Aleanca me homazhe në Prekaz
Aleanca ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në p...
-
Procesi i Brdo-Brijuni, Shiroka-Pula takon homologen sllovene: Procesi i integrimit në BE të bazohet në merita
Orientimi euroatlantik i Kosovës mbetet i palëkundur dhe vendi është plotësis...
-
Vdekja e Arbenit Ahmetit në KEK: Raportet zbulojnë mangësi alarmante në sigurinë në KEK, KPMM-ja kërkoi dënime për menaxhmentin
Puna në instalimet elektrike me tension prej 6 mijë voltësh në Korporatën Ene...
-
Kurti arsyetohet për humbjen e fondeve të BE’së: Zgjedhjet e përsëritura e ngadalësuan ritmin e reformave
Kosova ka humbur disa miliona euro nga Plani i Rritjes i Bashkimit Europian. ...
-
16 kushtet që Specialja ia vendosi Jakup Krasniqit për ta vizituar gruan e sëmurë
Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, i kishte kërk...
-
Haradinaj uron FSK-në: Vajzat dhe djemtë tanë, ndër më të mirët e atdheut
Me rastin e Ditës së Forcës, deputeti Ramush Haradinaj ka uruar ushtarët e FS...
-
Kurti nga Tirana: Kosova e ka fituar me meritë statusin e kandidatit për BE, tani është urgjente
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se Kosova e meriton statusin...
-
“Djalin e kam pasur ushtar, sot mbesën në FSK”, nëna e dëshmorit emocionohet në Ditën e Forcës
E moshuara Bahtije Kastrati, nëna e dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosov...






























