Lajme

LAJMI I FUNDIT: Gjendet e vdekur një foshnje katër muajshe në Istog

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 11 August 2022

Një foshnje është gjetur të hënën (8 gusht) pa shenja jete në fshatin Serbobran të Istogut, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se vdekjen e foshnjës e ka konstatuar mjeku i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

-Advertisement-

“Me datën 8 gusht 2022 rreth orës 04:50 policia ka pranuar një informatë se në fshatin Serbobran të Istogut një fëmijë 4 muajsh është pa shenja jete. Njësitë relevante iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, është informuar mjeku në QKMF-në e Istogut dhe i njëjti ka konstatuar vdekjen e foshnjës”, tha Rugova./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera