Lajme

Kurti takon bordin e ShSKUK-së, shpreh mbështetjen e tij për shëndetësinë

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 09 August 2022

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka pranuar në takim bordin e Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës.

Në takim u diskutuan disa tema kapitale.

Kurti shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, priti në takim Ministrin e Shëndetësisë, z.Rifat Latifi, Zëvendësministren e Shëndetësisë, znj.Dafina Gexha-Bunjaku dhe Bordin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku diskutuan për vështirësitë e sfidat në sistemin shëndetësor.

Në një takim të gjatë u shqyrtuan këto gjashtë tema kapitale:

1) Ndarja dhe bashkëpunimi publiko-privat në sektorin e shëndetësisë.

2) Sistemi Informativ Shëndetësor dhe sigurimet shëndetësore.

3) Reforma e sistemit shëndetësor, në veçanti e ShSKUK-së, për fuqizimin e QKUK-së, të spitaleve rajonale dhe kujdesit parësor shëndetësor.

4) Raporti i sektorit publik të shëndetësisë, si shërbim e kujdes profesional me Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit, si vatër e kërkimit, hulumtimit dhe studimit shkencor.

5) Nevoja për Spitalin rajonal të Prishtinës.

6) Raporti i MSh-së dhe ShSKUK-së me pesë odat e profesionistëve shëndetësorë: të mjekëve, të infermierëve, të stomatologëve, të farmacistëve dhe të fizioterapeutëve.

Kryeministri shprehu zotimin e tij për mbështetje të sektorit të shëndetësisë dhe për angazhim të shtuar për këtë fushë tejet të rëndësishme për shëndetin, jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera