Mimoza Kusari e ashpër për Asociacionin, paralajmëron diskutim me serbët dhe thotë “do të rezistojmë”
Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 08 August 2022
Kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se do të rezistojnë për krijimin e Asociacionit nëse insistimi për themelimin e tij është për të forcuar një mekanizëm të Serbisë në Kosovë.
Në një konferencë për media, ajo ka thënë se nuk po krijohen augmente kredibile për përmirësimin e jetës së qytetarëve serb në Kosovë por për krijimin e mekanizmave të ndikimit të Serbisë.
Kusari-Lila ka përmendur Listën Serbe, e cila është pjesë e Kuvendit të Kosovës, por sipas saj ka muaj që abstenon tërësisht nga të gjitha veprimet brenda institucionit.
Ajo ka thënë se ata nuk përfaqësojnë interesat e komunitetit serb në Kosovë, por vetëm ato të Serbisë.
“Nëse ideja për themelimin e Asociacionit dhe insistimi për themelimin e Asociacionit është për të krijuar dhe forcuar një mekanizëm të Serbisë për funksionim në Kosovë, atëherë natyrisht që do të rezistojmë ashtu siç është rezistuar deri më tani. Nuk po krijohen argumentet kredibile për përmirësimin e jetës së qytetarëve, pra komuniteti serb në Kosovë, por për krijimin e mekanizmave të ndikimit të Serbisë në Kosovë, i cili deri më tani është negativ skajshmërish, nga nismat rajonale, nga problemet në veri të vendit dhe situatat e vazhdueshme problematike që çojnë deri të ajo çfarë po shihet tashmë edhe nga vendet tjera fatmirësisht edhe të BE-së, SHBA-së për qasjen destruktive dhe problematike në Serbisë në vend”, ka thënë ajo.
Kusari-Lila ka thënë se duhet të ketë dialog të brendshëm me komunitetin serb për çështje që u përkasin atyre brenda Kosovës së pavarur.
“Pa e pasur një diskutim mirëfilli të brendshëm, ashtu siç e ka deklaruar edhe kryeministri i vendit, një dialog të brendshëm me komunitetin serb, me çështje të cilat i përkasin atyre në Kosovë si republikë e pavarur për të gjithë qytetarët njëjtë e pa dallim, nuk mund të flasim për çështje të cilat kanë synim obstruksionin e shtetit të Kosovës dhe funksionimin e mirëfilltë të vendit”, ka thënë Kusari-Lila.
Ajo ka thënë se parashohin që më 1 shtator të fillojë zbatimi i vendimit të qeverisë për zëvendësimin targave ilegale dhe atij për reciprocitetin në dokumente.
Ndërsa lidhur me ndikimin rus në Kosovë, ajo ka thënë se qeveria është vlerësuar si një prej qeverive më proaktive në rajon në raport me parandalimin e këtij ndikimi.
“Kuvendi duhet të ketë rol më të madh dhe do të ketë, gjithashtu përmes mekanizmave në komisionet funksionale ku mbikëqyret puna e organeve rregullatorë dhe atyre që licencojnë, në veçanti ato të mediave për shkak se është vërejtur se ndikimi dhe depërtimi më i madh i dezinformimit apo tendencave për ndikim rus është bërë përmes mediumeve apo rrjeteve të ndryshme që ata kanë shfrytëzuar. E dini që menjëherë pas fillimit të agresionit rus ndaj Ukrainës, Kosova ka qenë ndër vendet e para që ka bërë ndalimin e funksionimit të emetimit të disa mediave që janë vlerësuar me propagandë ruse, por besoj që kurrë nuk është mjaft, është betejë e vazhdueshme, shumëvjeçare. Përderisa kemi aktive luftën Rusi- Ukrainë, do të kemi përpjeke të vazhdueshme edhe të Rusisë edhe Serbisë që të ketë shpërqendrim edhe në situata të ngjashme apo situata të krijuara artificialisht në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ajo. /kp
Të tjera
-
Borrell: Një Autoritet i fortë Palestinez, i nevojshëm për paqe në Lindjen e Mesme
Një Autoritet Palestinez “i fortë” është i nevojshëm për të sjellë paqe në Li...
-
Rrezik i lartë i një pandemie tjetër në Evropë, paralajmëron një zyrtare e lartë e OBSH-së
Evropa duhet të përgatitet për ‘rrezikun e lartë’ të një pandemie gripi, dekl...
-
Zeqiri: Qytetarët janë të interesuar për bashkëpunim, punësim e integrim
Janë bërë një vit prej kur katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës i mo...
-
Aksident mes dy motorëve në Sllatinë, lëndohen dy persona
Dy motorë janë aksidentuar në fshatin Sllatinë, në rrugën nacionale Prishtinë...
-
Reagon KFOR: Nuk bëmë marrëveshje me sulmuesit në Banjskë, autorët duhet të përballen me drejtësinë
Misioni i KFOR-it në Kosovë ka reaguar lidhur me raportin e diskutuar të shtu...
-
Ramiz Lladrovci thirrje Albin Kurtit: Jep dorëheqje, Kosova meriton më mirë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovcit, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurt...
-
Gazeta zvicerane: Popullsia e Kosovës po zvogëlohet, mediumi boshnjak: Pasojat e eksodit në Perëndim, vendi humbi 300,000 banorë
Rezultati paraprak i regjistrimit të popullsisë së Kosovës iu ka bërë përshty...
-
Pensionistët të zhgënjyer me Kurtin: Na ka shkatërruar
Pensionistët nga radhët e Shoqatës së Pensionistëve Invalidorë të Punës në Ko...
-
Gërvalla i frikëson amerikanët: Serbia është kthyer në kër*ënim jo vetëm për Kosovën por për të gjithë rajonin
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, mori pjesë në trye...
-
Dreshaj kritikon qeverinë: I mashtroi pensionistët, i shndërroi në lypsarë
Deputeti i Kuvendit nga radhët e AAK’së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se “push...
-
Serbia i kërkon NATO-s të mos ia avancojë statusin Kosovës
Delegacioni i Parlamentit të Serbisë, që ka marrë pjesë në mbledhjen e Asambl...
-
Gazetarja: Turistët nga Kosova “braktisin” Durrësin, shtohen rezervimet nga këto vende
Numri i madh i turistëve është kryefjala e këtij sezoni turistik në Shqipëri....