Lajme

LAJMI I FUNDIT: Djali me probleme mendore sulmon seksualisht nënën e tij në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 15:08 | 08 August 2022

Një djalë i cili sipas raportit mjekësor ka probleme shëndetësore mendore është arrestuar pasi që ka sulmuar seksualisht familjarët e tij, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Ai tha se ndaj të dyshuarit janë hapur tri vepra penale, “dhunë familjare”, “sulm seksual” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

-Advertisement-

Derisa dyshohet se viktimë e dhunës familjare dhe sulmit seksual ishte nëna e tij, teksa lëndime të lehtë trupore ka pësuar një familjar tjetër që ka tentuar të ndërhyjë në këtë rast.

“Sot policia është informuar se në rrugën “Adem Mala” në Pejë ka ndodh një rast i dhunës në familje. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është raportuar nga familjarët se i dyshuari, sipas mjekëve me probleme të shëndetin mendor, ka pas dhunë familjare dhe sulm seksual. Pastaj dëshmitari -familjar, ka ndërhy, por i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është hapur rasti lëndim i lehtë trupor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, tha Rugova për Infokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera