Lajme

Pa prezencën e babait, djali i Jakup Krasniqit martohet sot

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 25 July 2022

Djali i ish-kreut të Kuvendit të Kosovë, Jakup Krasniqi, Altini, martohet sot, shkruan Gazeta Infokus.

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i OVL-UCK-së, Faton Klinaku.

Ai tha se njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që Jakup Krasniqi të mos jetë në këtë mes, pasi që po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë.

-Advertisement-

“Shqiptarët, sipas traditës, gjithmonë dasmat i kanë bërë me prezencën e personave të familjes, farefisit dhe shoqërisë. Sot, Baca Jakup Krasniqi e marton djalin Altinin. Njerëzit më të afërt duan që të marrin pjesë në këtë ngjarje të gëzueshme, por fati e deshi që baca Jakup të mos jetë në këtë mes, sepse po përballet me një padrejtësi të madhe në Hagë. Urime Altin Krasniqi dhe Elizabetë Sylaj! U trashëgofshi!”, ka shkruar Klinaku në Facebook.

Ndryshe, djali i Kransiqit, Altini, ishte fejuar me Elizabetën para dy viteve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera