Lajme

48 persona, shumica shqiptarë, shpëtohen nga mbytja mes Belgjikës e Anglisë

Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 23 July 2022

48 persona janë shpëtuar nga mbytja prej Shoqërisë Kombëtare për Shpëtim Deti të Belgjikës, të cilët ishin duke tentuar të kalojnë ilegalisht për në Angli.

Siç shkruan Francetvinfo, shumica prej tyre ishin shqiptarë ku në varkën 5-metërshe ishin 48 emigrantë, ku prej tyre 43 ishin meshkuj dhe vetëm pesë gra, transmeton Klankosova.tv.

Sipas kryetarit të komunës Le Treport, Laurent Jacques, varka kishte probleme me motor, ndërsa ekipet e shpëtimit të shpëtuarve u dhanë ndihmë mjekësore dhe u kërkua një autobus për t’i çuar në strehimore.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera