Lajme

Von Cramon: Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet t’ua japë menjëherë liberalizimin e vizave kosovarëve

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 18 Korrik 2022

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka thënë nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, duhet t’ua japë menjëherë liberalizimin e vizave kosovarëve.

Përmes një postimi në Twitter, ajo shkruan: “ Tani është koha, Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”.

“Nëse BE dëshiron të jetë e besueshme globalisht, ajo duhet të fillojë të ofrojë kryesisht në Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë, duhet t’u japë menjëherë liberalizimin e vonuar për qytetarët e Kosovës. Koha është tani. Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë”, tha ajo.

-Advertisement-

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy