Lajme

Kaq pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 13:00 | 17 July 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur për gjendjen e pacientëve me Covid-19 në klinikat e QKUK, dhe në spitalet e përgjithshme, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit të ShSKUK-së, thuhet se në trajtim mjekësor janë 54 pacientë të konfirmuar me Covid-19.

Po ashtu në në klinikat e QKUK-së janë të shtrirë 27 pacientë, kurse në spitalet e përgjithshme po ashtu, 27 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 17 pacientë

Mjekim Intensiv Qendror, 1 pacient

Klinika e Pediatrisë, 6 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 pacientë

Klinika e Neonatologjisë, 1 foshnje

Spitali i Gjakovës, 9 pacientë

Spitali i Pejës, 11 pacientë

Spitali i Gjilanit, 5 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 2 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera