Ministri Çeku: Organizata “Europa Nostra” iu nënshtrua ndikimit politik të Serbisë
Autori: Gazeta inFokus 15:13 | 16 July 2022
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), Hajrulla Çeku, ka reaguar ndaj raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila në një takim me sekretaren gjenerale të organizatës “Europa Nostra”, i kishte futur në një fjali shkatërrimin kulturor në Ukrainë me atë të Manastirit të Deçanit.Në konferencën e mbajtur të shtunën, Çeku ka thënë se organizata “Europa Nostra”, pa të drejtë e ka përfshirë këtë manastir në shtatë monumentet më të rrezikuara në Kosovë, ndërsa e ka refuzuar ta fusë në këtë listë Kalanë e Novobërdës.
“Për ne kjo vizitë është e pakumtimtë, e vonuar dhe pa asnjë efekt. Organizata “Europa Nostra” ka humbur kredibilitetin pasi që iu është nënshtruar ndikimit politik të Serbisë. Në të njëjtën kohë ne e kemi parë një hopokrizi të kësaj organizate sepse vitin e kaluar e ka përfshirë Manastirin e Deçanit pa të drejtë në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara prandaj, përveç që është e nënshtruar nga Serbia, kjo organizatë i shkel edhe objektivat e profesionalizimit dhe e refuzon Kalanë e Novobërdës për t’u përfshirë në shtatë monumentet më të rrezikuara”, ka thënë Çeku.“Ditëve të fundit kemi parë një publikim nga raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, për një takim me zyrtarë të “Europa Nostra”. Në twitterin e zonjës Cramon, Manastiri i Deçanit dhe monumentet e shkatërruara në Ukrainë nga agresioni rus futën në një fjali. Ne duam të besojmë se ajo këtë gabim e ka bërë paqëllimshëm, që nuk i ka informatat e sakta, i ka bërë në mënyrë të ngutshme, megjithatë ajo duhet të na ofrojë një sqarim për këtë gabim që e ka bërë”, ka thënë tutje ai.
Të tjera
-
Pamjet e fundit nga aksidenti i rëndë në Prishtinë, ku mbetën të lënduar 6 persona
Para disa orëve ka ndodhur një aksident i rëndë në udhëkryqin afër konvikteve...
-
Maqedoni, dalja deri në orën 9 më e ulët në krahasim me zgjedhjet e mëparshme
Numri i vendvotimeve është 3480 në 80 komuna në territorin e Maqedonisë së Ve...
-
Për fitore në rrethin e dytë të zgjedhjeve për president në Maqedoni të Veriut nevojiten 362.864 vota
Në vend sot mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale, në të cilat 1.81...
-
AstraZeneca tërheq vaksinën kundër Covid-19 në mbarë botën
AstraZeneca ka filluar tërheqjen në mbarë botën të vaksinës së saj Covid-19, ...
-
Policia shqipton 2 mijë e 74 gjoba trafiku gjatë 24 orëve të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2 mijë e 74 tiketa t...
-
Apeli ua ndryshon masën e sigurisë dy zyrtarëve të gjykatës të dyshuar për korrupsion
Gjykata e Apelit ua ka ndryshuar masën e sigurisë dy zyrtarëve të Gjykatës Th...
-
Një burrë dhe një grua arrestohen për vjedhje në Shtime
Një burrë dhe një grua janë arrestuar në Shtime pasi kanë kryer vjedhje në fs...
-
Arrestohen 4 të mitur në Lipjan, sulmuan 2 të mitur të tjerë
Në Lipjan janë arrestuar katër të dyshuar, djem të mitur, për shkak se kishin...
-
Hysen Durmishi mbërrin në Prokurori për intervistim
Mëngjesin e sotëm Hysen Durmishi është paraqitur në Prokurorinë Speciale për ...
-
Gjashtë të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë
Gjashtë persona janë lënduar si pasojë e një aksidente mes dy veturave në udh...
-
Ngjarjet e datës 8 maj
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në 25-vjetorin e masakrës ...
-
Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti cak i sulm*eve në grupin Albkings
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me shqetësim të thellë i ka përcjellë rap...