Deputetja e PDK-së: Sikur vaksinave, afati po të del edhe ty Albin
Autori: Gazeta inFokus
13:27 | 14 Korrik 2022
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Floretë Zejnullahu, në seancën e sotme të kuvendit ka folur rreth situatës me mjekët dhe rritjes së rasteve me COVID-19.
Zejnullahu tha se rritja e rasteve me COVID-19 s’po e alarmon qeverinë, teksa përmendi edhe rastet kur shumë vaksinave kundër koronavirusit i ka skaduar afati.
Ajo paralajmëroi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, se po i del afati bashkë me partinë e tij.
“Për fat të keq, kjo gjendje s’po e alarmon qeverinë e cila fillon punën me disa vendime e e përfundon me disa të tjera, e të cilat s’po rezultojnë të suksesshme me pandeminë. Afati po i skadon VV-së, edhe ty Albin e afati do t’i kalojë edhe kësaj qeverisje të keqe”, është shprehur Zejnullahu.
Tutje, ajo foli edhe për pagat e mjekëve ku tha se paga prej 600 eurove për mjekët në Kosovë është nënçmim për ta, e prandaj edhe po ikin.
“Sipas raportit vjetor të Odës së Mjekëve të Kosovës, numri i mjekëve në vend është 4 mijë e 717 prej të cilëve 3 mijë e 595 janë në sektorin publik e 568 në atë privat. Ndërkohë që 511 mjekë janë të papunë. Shumica e të diplomuarve në tre vitet e fundit të cilët në moshën më të mirë po ikin nga ky vend”, është shprehur Zejnullahu.
Zejnullahu tha se eksodi i ikjes së trurit të Kosovës është rend në rritje, e kjo, sipas saj, mund të jetë e pritshme pasi siç tha ajo, pritjet e mëdha që ka krijuar Lëvizja Vetëvendosje e rezultatet e dobëta kanë krijuar dëshpërim.

T� tjera
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...































