Avokati i Popullit po heton nëse ka shkelje në ligjin e pagave që s’i përfshiu veteranët
Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 25 June 2022
Institucioni i Avokatit të Popullit ende nuk ka pranuar asnjë ankesë lidhur me Projektligjin për pagën minimale, i miratuar në parim, por shprehet se me shqetësim janë duke i ndjekur kundërshtimet karshi ndryshimeve që ka përfshirë ky proces.
Avokati i Popullit, Naim Qelaj, shprehet se janë duke e analizuar procesin e hartimit të këtij projektligji dhe se në ditët në vijim do të dalin me një qëndrim.
Përpos debatit dhe kundërshtimit të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, qeveria është akuzuar se po lë jashtë nga ligji i pagës minimale edhe të verbrit, paraplegjikët dhe tetraplegjikët.
“Në institucion nuk kemi pranuar ankesë, por padyshim që ne e kemi përcjell me shqetësim krejt ngjarjet që kanë ndodhur sa i përket ndryshimit të Ligjit për pagën minimale dhe përjashtimit në njëfarë mënyre të disa kategorive sociale nga rritja e mbështetjes financiare me propozim të ligjit që është aprovuar në lexim të parë. Ne si institucion jemi duke e vlerësuar dhe duke analizuar të gjithë procesin e hartimit apo përpilimit të këtij akti ligjor dhe procedurave që janë zbatuar deri në ndryshim të tij. Padyshim që ditëve në vijim do të dalim me një qëndrim sepse për ne është shumë me rëndësi të shohim se çdo ndryshim ligjor a përcillet me trajtim të barabartë të qytetarëve dhe a krijon rrethana të gjithëpërfshirjes… Jemi duke e parë a ka shkelje ose jo dhe nëse ka shkelje dhe trajtim të pabarabartë padyshim që do të reagojmë me kohë”, u shpreh ai.
Çështja e tarifave të energjisë elektrike ka qenë një shqetësim për qytetarët. Çështja është në duart e institucioneve të drejtësisë, pavarësisht vendimit të Supremes që urdhëroi aplikimin e tarifave të shtrenjta, por beteja ligjore është paralajmëruar se do të vazhdojë.
Qelaj, pavarësisht se nuk ka ndryshuar qëndrim rreth vendimit të ZRRE-së për bllok tarifa e për të cilin thotë se nuk ka mbështetje ligjore, theksoi se në këtë situatë nuk mund të interferojnë në procesin gjyqësor për ta dërguar të njëjtin në Gjykatën Kushtetuese.
“Mendoj që nuk është e jona që në këtë fazë të interferojmë në këtë fazë në procedurat gjyqësore, ne kemi thënë qëndrimin tonë lidhur me opinionin publik që e kemi bërë publik dhe kemi sqaruar opinionin dhe në këtë rast, edhe palët që munden me qenë pjesë e konfliktit administrativ. Ato që ne kemi konstatuar në atë opinion jemi të bindur se qëndrojnë, vendimi i ZRRE-së nuk ka mbështetje ligjore, është në disa pika në kundërshtim me ligjin, nuk i trajton barabartë qytetarët, nuk ka bazë ligjore vendosja e bllok tarifave…. ne si institucion i Avokatit të Popullit asnjëherë nuk interferojmë dhe nuk ndërhyjmë në procese gjyqësore por padyshim japim qëndrimet tona sidomos kur janë në interes të përgjithshëm dhe kur konsiderojmë se mund të cenojnë të drejtat e qytetarëve”, theksoi Qelaj.
Por në gjysmën e parë të vitit, në institucionin e Avokatit të Popullit janë rritur ankesat krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, derisa natyra e ankesave vazhdon të mbetet e njëjtë.
Qelaj se si institucion kanë nisur një hetim “ex officio” që lidhet me personat me aftësi të kufizuara dhe raportet përmbledhëse priten të publikohen në dhjetor.
“Ankesat janë rritur në numër krahasuar me vitin paraprak, kjo ka ardhur si rezultat i shumë ngjarjeve që kanë ndodhur… Natyra e ankesave kryesisht mbetet e njëjtë sepse edhe problemet mbeten të njëjta, zvarritjet e procedurave gjyqësore, cenimi i të drejtës nga marrëdhënia e punës sidomos tek pjesa e rekrutimit të qytetarëve në rastin e shpalljes të konkurseve publike për punësim, natyra e tretë që më së shumti raportohet është mungesa e mjeteve efektive juridike në rast të shkeljeve të të drejtave të njeriut. Për këtë vit ajo që duhet veçuar është se ne kemi nis një hetim ‘ex officio’, kemi marr një nismë për fillimin e hetimit në shumë tema që lidhen me persona me aftësi të kufizuara duke marr parasysh se janë një kategori e cenueshme edhe pse janë marr shumë hapa dhe veprime, pozita e tyre vazhdon të jetë e ndjeshme, vazhdon me qenë e vështirë dhe në anën tjetër jemi në vitin që po ua kushtojmë personave me aftësi të kufizuara. Besoj kah dhjetori ne do të dalim me raporte përmbledhëse ku do të pasqyrojmë gjendjen e kësaj kategorie”, u shpreh Avokati i Popullit.
Qelaj e konsideron tejet të rëndësishme procedimin e Kodit Civil, për të cilin kërkon që të përfshihen kërkesat e qytetarëve duke u bazuar në legjislacionin e BE-së.
“Konsideroj që është me rëndësi Kodi për arsye se është hera e parë që po bëhet një punë e tillë dhe ne e mbështesim krejt autoritetet që punojnë në hartim të Kodit, mirëpo Kodi nuk duhet me qenë vetëm një përmbledhje e ligjeve ekzistuese, por duhet me qenë një reformë ligjore duke vendosur standarde që kërkohet me i pas një Kod Civil në bazë të legjislacionit të BE-së… Ka qenë problem dhe vazhdon të jetë problem mos rregullimi i disa raporteve në kuadër të Kodit Civil, por unë po besoj dhe shpresoj që autoritetet në këtë rast Qeveria e Kosovës do të reflektojë dhe do të dëgjojë zërin e qytetarit dhe ato çështjet do t’i rregullojë siç është më së miri”, theksoi Qelaj.
Në një deklaratë të mëhershme, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pati thënë se do të procedojnë sërish draftin e Kodit Civil dhe janë të interesuar të bashkëpunojmë me deputetët që kanë një mendim tjetër por që të drejtat e njeriut nuk mund të negociohen./KP/
Të tjera
-
Kurti, QUINT-it: Dialogu dhe anëtarësimi në KiE nuk duhet të përzihen
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i p...
-
Lavrov flet në telefon për Kosovën me Bërnabiqin, Daçiqin e Gjuriqin
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë Sergej Lavrov ka biseduar në telefon ...
-
Menduh Thaçi për Taravarin: Po a e dini sa ka vjedhë ai?
Menduh Thaçi i PDSH-së tha se ish-kandidati për president Arben Taravari “ka ...
-
Kurti takoi sot shefin e OSBE-së në Kosovë dhe ambasadorin e Zvicrës
Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur gjatë ditës së sotme shefin e OSBE-së...
-
Lladrovci për Luan Haradinajn: Luani i UÇK-së, shtigjet e lirisë i njihte cep më cep, si fletë të historisë, ai i dinte përmendësh
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe bashkëluftëtar të tjerë k...
-
Maqedonci: Evropa duhet të jetë e gatshme ndaj kërcënimeve të Rusisë
Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja dhe ministrja e P...
-
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros
Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta krahasu...
-
Zhduket 30 vjeçarja nga Ferizaj – familjarët kërkojnë ndihmë, Policia në kërkim të saj
Mëngjesin e së hënës është zhdukur një vajzë 30 vjeçare nga Ferizaj. Lajmi u ...
-
DASH: Escobar nuk është shkarkuar, emërohet në një pozitë tjetër
Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit Gabriel Escobar nuk është shkarkuar nga ...
-
Ish-koloneli i policisë: Bandat serbe po e vazhdojnë strategjinë e tyre me sulmet ndaj PK-së dhe KFOR-it
Rrahman Sylejmani, ish-kolonel i Policisë së Kosovës, ka thënë se sulmet që p...
-
“Kemi bërë 4 arkivolë, nusen do e përcjellim me 3 fëmijët”, flet vëllai i Edison Arrazit: Nuk është ushtruar dhunë…
Flet Edison Arrazi, vëllai i të dyshuarit Erdgys Arrazi: Është një ngjarje sh...
-
Gërvalla: Paqja në Evropë mund të sigurohet vetëm duke ndalur të gjithë së bashku Rusinë dhe Serbinë
Duke diskutuar rreth temës “Siguria Rajonale – Sfidë për Evropën”, bashkë me ...