Messi feston sot 35-vjetorin. Ja si ka ndryshuar fiziku i tij mes sportit, dietës dhe lojërave me fëmijët
Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 24 June 2022
Lionel Messi, një nga talentet më të jashtëzakonshëm në historinë e futbollit po feston sot ditëlindjen e 35-të me familjen dhe miqtë. Përveç këmbëve të tij magjike, zbulojmë se si me kalimin e viteve ai ka ndryshuar trupin, zakonet dhe stilin e jetës.
35 vjet më parë, në Rosario lindi një nga yjet më të ndritur në historinë e futbollit: Lionel – Leo – Messi. Kampioni argjentinas, dikur i Barcelonës dhe tani i PSG-së, ndodhet në Ibiza me gruan, tre fëmijët dhe të pandashmin Cesc Fabregas. Pushon, argëtohet, por edhe stërvitet. Një pasion, ai për fitnesin, i cili me kalimin e kohës është rritur. Kujtojmë se Messi në fillimet e karrierës nuk pëlqente të kalonte aq shumë kohë në palestër. Më pas gjërat ndryshuan. Ja si.
Messi, në fillimet e karrierës së tij nuk kishte asnjë tatuazh (sot i ka në krahë dhe këmbë: një top futbolli dhe emrat e tre fëmijëve të tij bien në sy) dhe gjithmonë kishte një fizik të dobët, sigurisht më pak të formuar se sot. Filloi të stërvitet më shumë në palestër në 6-7 vitet e fundit, kur u afrua te të 30-at, kur kuptoi se me kalimin e kohës, talenti i tij i pafund nuk mjaftonte më. Iu desh të djersinte për më shumë fizik. Dhe e bëri atë. Si? Duke favorizuar gjithmonë pjesën e sipërme të trupit, asnjëherë këmbët, për të mos humbur shpejtësinë me topin mes këmbëve.
Në këtë kuptim, pasioni i bashkëshortes së tij Antonella Roccuzzo për fitnesin është gjithashtu themelor. Të dy kanë një jetë bashkë, janë rritur pranë njëri-tjetrit dhe për këtë është normale që të stërviten bashkë, qoftë në palestrën e shtëpisë apo në ndonjë resort. Antonella pëlqen të shkojë në palestër, të ngrejë pesha dhe të luajë tenis, Leo e shoqëron kur mundet dhe kënaqet duke punuar me gruan e tij.
Nuk ka ditë që Messi apo gruaja e tij të mos postojnë foto të kampionit argjentinas duke luajtur me fëmijët e tij. Futbolli, mbi të gjitha, por edhe basketbolli, tenisi apo video- lojëra. Leo është një baba mjaft prezent me djemtë e tij Thiago (10 vjeç), Mateo (7) dhe Ciro (4). Vetëkuptohet që pasioni i të gjithë meshkujve të shtëpisë është futbolli.
Në tavolinë, pasioni i Messit është asado. Por që kur dietologu italian Giuliano Poser ka hyrë në jetën e tij, herë më shpesh e herë më pak, Leo e ka revolucionarizuar dietën personale. Pak mish i kuq, pa munguar pesë ushqime kryesore: uji, vaji i ullirit, drithërat, frutat e freskëta dhe perimet e freskëta. Nuk mënjanon as arrat, si dhe sasitë e reduktuara të sheqerit. Për disa vite, Messi dhe familja e tij kanë aplikuar një dietë pothuajse vegane në ushqimin e tyre dhe kjo i ka ndihmuar të jetojnë më mirë, edhe nëse herë pas here të gjithëve iu pëlqen një kotele milaneze.
Të tjera
-
Maqedonci nga Budapesti: Theksova qëllimin tonë si shtet për të iu bashkuar NATO-s
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci ka marrë pjesë në konferencën ...
-
Deputeti finlandez Kiljunen: Kosova u dakordua për Asociacionin si element për anëtarësimin në KiE
Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme i Parlamentit të Finlandës, Kimmo K...
-
Policia arrẹston në Bërnjak një të dyshuar për krimẹ luftẹ në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar të shtunën një person nën dyshimet për krime l...
-
25 vjetori i mἀsakrës së Mejës, Presidentja Osmani e quan “Srebrenicë të Kosovës”
Në 25 vjetorin e masakrës së Mejës, Presidentja Vjosja Osmani e kryeministri ...
-
Azemi: Ferizaj po kundërmon nga mbeturinat, shëndeti po rrẹzikohet nga i papërgjegjshmi Agim Aliu
Kryetari i LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi ka thënë se gjendja me mbeturinat n...
-
Qeveria e Kosovës i kundërpërgjigjet Listës Serbe për kamerat e vendosura në veri
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur pretendimeve ...
-
Aksioni i Policisë së Kosovës: Identifikohen 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria
Për 13 ditë, Policia e Kosovës ka zbatuar një aksion për parandalimin e trafi...
-
Përparim Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë rritur k...
-
Pas Arbitrazhit, Kosova dështon edhe në Londër – do t’i paguajë ContourGlobalit 20 milionë euro
Gjykata Komerciale në Londër ka lënë në fuqi një vendim të Gjykatës Ndërkombë...
-
Zbulohet pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes Qerkezi – Muzeu Historik 1999
Është zbuluar pllaka “Shtëpia e Durimit” në Shtëpinë Tradicionale të Familjes...
-
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it
Ish-presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor së fundmi është duke u përmendur si ...
-
Krasniqi kujton Masa*rën e Mejës: Ajo flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka kujtuar masa...