Armend Zemaj në Kuvend me listë e përqindje ia numëron Kurtit rritjet e çmimeve
Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 22 June 2022
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka treguar përqindjet e rritjeve të çmimeve të produkteve në vendin tonë, shkruan Gazeta Infokus.
Ai po ashtu në emër të LDK-së ka shprehur shqetësimet për këto rritje enorme të çmimeve.
“Vendi ynë ka një vit që ka hyrë në krizë të inflacionit apo rritjes enorme të çmimeve, kjo rritje është më e larta tek produktet esenciale si ushqimi, derivate të naftës dhe energjia elektrike gjë që ka krijuar dhe vazhdon të krijoj vështirësi financiare për buxhetin e secilës familje secilit qytetarë të Republikës tonë. Sipas agjencisë të statistikave të Kosovës publikimit të fundit nëse krahasojmë muajin maj 2021 me muajin maj 2022 çmimet e konsumit në vendin tonë janë rritur për 12.5%, ky inflacion është më i theksuar tek vaji ushqimor prej 79%, mielli dhe gruri 50%, buka e bardh prej 31% vezët 49% domatet 83% qumështi tretapak 20% patatet 19% dhe nafta mbi 59%”, ka treguar Zemaj.
Tutje ai ka treguar qytetarëve të Kosovës se qeveria krenohet vetëm me rritjen e të hyrave e që këto janë në kurriz të qytetarëve.
“Në krejt këtë situatë çfarë po bënë qeveria jonë , qeveria po del dhe po krenohet që i ka rritë vetëm të hyrat buxhetore në kurriz të qytetarëve tanë. Të nderuar qytetarë sa herë qeveria krenohet që i ka rritë të hyrat ajo krenohet se buxhetin po e mbush me paratë e juaja. Po me paratë e juaja sepse këtë nuk po e bënë as me rritje dhe investime publike as me tërheqjen e investitorëve të huaj dhe me asgjë tjetër por qeveria po merr më shumë nga ju tatime duke soditur rrajën e çmimeve”, shtoi Zemaj.
E krejt në fund ai i ka propozuar Qeverisë së të zvogëlojë normën e tatimit për naftën dhe produktet ushqimore për tre muaj.
“Nëse ju sot nuk do të zotoheni që do shqyrtoni këto masa dhe nuk do të ndërmarrë veprime konkrete atëherë neve nuk na mbetet asgjë tjetër vetëm që të votojmë tërheqjen e një pjese nga kursimet pensionale e që në kushte normale nuk e kishim përkrahur një iniciativë të tillë”, ka thënë tutje Zemaj./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, lëndohen dy persona
Një aksident trafiku mes tri veturave ka ndodhur pasditen e së dielës në rrug...
-
Një orë pritje për të hyrë te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë
Pritjet për të hyrë në Kosovë përmes pikave kufitare te Dheu i Bardhë, dhe në...
-
Sullivan: Trump ka vërtetë mundësi që ta negociojë marrëveshjen bërthamore me Iranin pas rënies së Assadit në Siri
Këshilltari amerikan për sigurinë kombëtare, Jake Sullivan sugjeroi se ekzist...
-
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Një akt ekstrem censure, e ka cilësuar kreu i Partisë Demokratike Sali Berish...
-
Lorik Cana zgjedh dy politikanët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave
Lorik Cana, kapiteni ikonik i kombëtares shqiptare të futbollit i ka zgjedhur...
-
Haziri: Kurti ka refuzuar formatin e dialogimit me BE e SHBA, s’i përputhet mendësia politike me atë që kërkon Edi Rama
Nënkryetari i LDK-së dhe një prej figurave politike që ka qenë pjesë e proces...
-
Gjoshi, PDK: Të moshuarit kanë nevojë për pensione të dinjitetshme çdo muaj e jo njëherë në vit
Sekretari i PDK-së për organizim dhe zgjedhje, Betim Gjoshi ka thënë se të mo...
-
“100 euro fëmijës së prindit në rast social, 100 euro djalit të ministrit”: Miftaraj kërkon qeveri normale
Pas vendimit për shpërndarjen nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët – që ...
-
Shtesa 100 euro e qeverisë Kurti, PDK e qartë: Përpjekje për të mbuluar dështimin katërvjeçar
Partia Demokratike e Kosovës, po e cilëson të pamjaftueshme, ndarjen prej 100...
-
Pritje mbi 1 orë për të hyrë në Kosovë
Bashkatdhetarët vazhdojnë të vijnë në numër të madh në Kosovë, duke shkaktuar...
-
Shtesat e Kurtit, Muharremi: Korrupsion i pastër elektoral, 100 EURO Vota
Njohësi i integrimeve eveopiane, Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër kryemi...
-
Murati: Ata që paguhen nën 350 euro të raportojnë në ATK apo në Inspektratin e Punës, do të marrim masa
Ministri i Financave, Hekuran Murati u bëri thirrje punëtorëve që paguhen nën...