Lajme

Supremja ia refuzon ankesat 14 të dënuarve për ryshfet

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 20 June 2022

Gjykata Supreme i ka refuzuar si të pabazuara kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësve të të dënuarve dhe kërkesat e të dënuarve të zyrtarëve policorë, A.H., E.H1., S.H2., A.M., A.B., H.Sh., B.S., N.H., R.H., S1.H1., S.S., A1.B1., J.T.. dhe Z.Sh., të ushtruara kundër aktgjykimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë dhe aktgjykimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se gjykata e shkallës së parë ka vërtetuar se nga orari ditor i punës i Drejtorisë Rajonale të Policisë dhe Raporti i patrullës së Njësisë Rajonale të trafikut, të dënuarit në vazhdimësi, pasi që kanë ndaluar drejtuesit e veturave dhe pasi që kanë komunikuar me ta u kanë shpjeguar kundërvajtjen e kryer dhe dënimin i cili mund t’u shqiptohet, me këtë rast në mënyrë të qartë është specifikuar data dhe koha kur të dënuarit kanë marrë shuma të parave me qëllim që ndaj drejtuesve kundërvajtës të mos shqiptojnë tiketa, përkatësisht dënime për kundërvajtje.

“Gjykata Supreme vlerëson se gjykata e shkallës së parë me rastin e shqiptimit të dënimit ka zbatuar drejt edhe dispozitat e ligjit penal dhe të dënuarve iu ka shqiptuar dënime brenda kornizës së përcaktuar të dënimit për këto vepra penale”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera