Lajme

Liburn Aliu takohet me kryediplomatin turk, nënshkruan marrëveshje për rritje të numrit të fluturimeve

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 19 June 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ministri Aliu ka njoftuar se bashkë me kryediplomatin turk, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për rritje të fluturimeve mes dy shteteve.

“Sapo nënshkruam marrëveshje të bashkëpunimit me ministrin e punëve të jashtme të Republikës së Turqisë, z. Mevlüt Çavusoglu.

-Advertisement-

Përmes kësaj marrëveshje tanimë kemi rritur numrin e fluturimeve nga njëzet e tetë (28) fluturime në javë, në dyzet e dy (42) sosh ✈️, e që do të rezultojë edhe me uljen e çmimeve të udhëtimeve të pasagjerëve tanë”, ka shkruar Aliu në Facebook.

Ndryshe, kryediplomati turk gjatë vizitës së tij në Kosovë, deri tash është takuar me Ministren e Jashtme Donika Gervalla dhe Presidenten Vjosa Osmani. Më vonë, Çavusoglu, pritet të takohet edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera