KESCO thotë se do t’i faturojë qytetarët me tarifat para shtrenjtimit
Autori: Gazeta inFokus
14:50 | 16 Qershor 2022
KESCO ka njoftuar se do të aplikojë te konsumatorët tarifat që kanë qenë para shtrenjtimit të energjisë, deri në një vendim të Zyrës së Rregulltorit për Energji. Komunikata e KESCO’s vjen disa minuta pasi Gjykata Supreme anuloi vendimin e Apelit dhe Themelores për tarifat e shtrenjta, vendim për të cilin duket se s’është në dijeni.
Këtë vendim KESCO ka thënë se e ka marrë edhe pse ende s’ka pranuar përgjigje nga ZRRE për propozimin.
“Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt. Duke shpresuar që kjo situatë e vështirësuar do të gjejë zgjidhjen më të mirë, ne sigurojmë konsumatorët se nuk do të dëmtohen asesi nga ky proces dhe varësisht nga vendimi final që do të pranojmë nga ZRrE-ja, si institucion përgjegjës, KESCO do të zbatojë të gjitha përshtatjet e nevojshme”, thuhet në komunikatë.
Ndryshe, Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji ZRRE për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor dhe ka marrë vendim që të ndryshojë vendimet e Gjykatës së Apelit dhe atë të Gjykatës Themelore, duke e konsideruar kërkesën e PDK-së për shtyrje të vendimit të ekzekutimit të vendimit për tarifat e reja të energjisë si të pa bazuar.
“Aprovohet si e bazuar kërkesa për rishqyrtim të jashtëzakonshëm të vendimit gjyqësor, e parashtruar nga i padituri Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), kundër aktvendimit të Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 të datës 17. 05. 2022.Ndryshohet aktvendimi i Gjykatës së Apelit-Departamenti për Çështje Administrative në Prishtinë, A.A. nr. 364/2022 i datës 17.05.2022 dhe aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë-Departamenti për Çështje Administrative A. Nr. 656/22 i datës 08.04. 2022, ashtu që refuzohet si e pa bazuar kërkesa-propozimi i paditësit Partia Demokratike e Kosovës për shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit të paditurit Zyra e Rregullatorit për Energji, me nr. prot. 077/2022 të datës 16.02.2022, deri në vendosjen sipas padisë me vendim përfundimtar në procedurë gjyqësore”, thuhet në vendimin e Gjykatës Supreme, raporton Gazeta Express.
Komunikata e plotë e KESCO:
KESCO njofton se ditëve në vijim do të fillojë procesi i leximit të shpenzimeve dhe dërgimi i faturave te konsumatorët. Për të qartësuar situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, përkatësisht vendimit të Rregullatorit të datës 20 maj për pezullimin e tarifave të datës 8 shkurt 2022, KESCO ka kërkuar sqarime shtesë nga ZRrE-ja lidhur me interpretimin e vendimit për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit të ZRrE-së për Tarifat e Energjisë Elektrike të marrë më 8 shkurt 2022, si dhe ka kërkuar udhëzime se cilat tarifa janë në fuqi, përkatësisht si të vazhdohet me procesin e leximit të njehsorëve dhe faturimin e konsumatorëve.
Për të shmangur këtë situatë që ndërlidhet drejtpërsëdrejti me sigurinë e furnizimit me energji elektrike në vend, dhe deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së si institucioni përgjegjës për aprovimin e tarifave fundore, KESCO i ka propozuar ZRrE-së që të aplikohet vendimi paraprak i ZRrE-së, përkatësisht i datës 27 tetor për tarifat e energjisë elektrike që ishin të aplikueshme deri më datën 8 shkurt 2022.
Duke mos pranuar ende përgjigje dhe udhëzimet e nevojshme nga Rregullatori, dhe në anën tjetër duke qenë në prag të leximit të shpenzimeve dhe faturimit, KESCO e gjendur para një situate jo të lehtë, deri në vendimin e ardhshëm të ZRrE-së, ka vendosur që të aplikojë tarifat paraprake, pra tarifat që ishin në fuqi para datës 8 shkurt.
Duke shpresuar që kjo situatë e vështirësuar do të gjejë zgjidhjen më të mirë, ne sigurojmë konsumatorët se nuk do të dëmtohen asesi nga ky proces dhe varësisht nga vendimi final që do të pranojmë nga ZRrE-ja, si institucion përgjegjës, KESCO do të zbatojë të gjitha përshtatjet e nevojshme.
Ne mbetemi të përkushtuar për të bërë më të mirën për konsumatorët tanë edhe në këtë kohë të vështirë. Por, vendimet për të vepruar u takojnë institucioneve kompetente.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...






























