Lajme

Ministri Latifi takoi Atifete Jahjagën, ja për çfarë biseduan

Autori: Gazeta inFokus 16:13 | 07 June 2022

Ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Rifat Latifi, edhe sot ka zhvilluar një takim.

Ai sot është takuar me ish-presidenten, Atifete Jahjaga dhe deputeten Duda Balje.

Nga ky takim, detaje dhe fotografi ka ndarë vetë Jahjaga. Ajo tha se bashkë me Latifin e Baljen kanë folur për mundësitë dhe projektet që do të ndikojnë në sistemin e shëndetësisë në Kosovë.

-Advertisement-

“Gjatë këtij takimi diskutuam për mundësi dhe projekte të reja të cilat do të ndikojnë direkt në sistemin e shëndetësisë në Kosovë dhe shpëtimin e jetëve të pacientëve si dhe përmirësimin e shërbimeve mjekësore në Kosovë”, ka shkruar Jahjaga.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera