BE-ja dhe Kosova nënshkruajnë Marrëveshje Financiare në vlerë 64 milionë euro
Autori: Gazeta inFokus 13:48 | 27 May 2022
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka dorëzuar sot në Prishtinë Zëvendëskryeministrit të Parë të Kosovës, Besnik Bislimit, Marrëveshjen Kornizë të Partneritetit Financiar IPA III (FFPA) të miratuar nga Komisioni Evropian.
Bislimi nënshkroi FFPA-në, e cila, pasi të ratifikohet nga Kuvendi i Kosovës, do t’i mundësojë Kosovës që të marrë ndihmë të mëtejshme teknike dhe financiare nga Bashkimi Evropian. Ajo mbulon programet vjetore të IPA-s për periudhën 2021-2027 dhe do të mundësojë miratimin e menjëhershëm të fondeve të IPA 2021 për Kosovën në vlerë prej 64 milionë euro.
“Ne do të përdorim financimin e IPA III për të përmirësuar mbrojtjen e të drejtave të njeriut, barazinë gjinore, qeverisjen komunale dhe sigurinë publike në Kosovë”, tha ambasadori Szunyog.
“Financimi gjithashtu do të drejtohet në ngritjen e kapaciteteve të administratës së Kosovës për të përmbushur standardet e BE-së dhe për t’iu përgjigjur shpejt nevojave urgjente ekonomike, shëndetësore apo sociale, për të mbrojtur mjedisin në përputhje me praktikat më të mira të BE-së, për të rritur konkurrencën e sektorit agro-ushqimor të Kosovës dhe të ndihmojë në arritjen e kritereve ekonomike të anëtarësimit në BE.”
Kosova filloi të përfitojë nga financimi IPA në vitin 2007. Që atëherë, dhe deri në fund të vitit 2022, gjithsej 1.21 miliardë euro i janë ndarë Kosovës përmes IPA I dhe IPA II.
“Fondet e para-anëtarësimit të BE-së ofrojnë një shtysë shumë të rëndësishme për të plotësuar progresin tonë të vazhdueshëm në reformat e lidhura me BE-në. Fondet IPA III do të përdoren për të përshpejtuar procesin e integrimit në BE dhe reformat e brendshme, si dhe për të mbështetur investimet e nevojshme për zbatimin e reformave brenda Agjendës së Reformës Evropiane, Strategjia Zhvillimore Kombëtare dhe strategjitë sektoriale me fokus punësimin e të rinjve, energjinë, mjedisin, rritjen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse ndër shumë fusha të tjera”, tha zëvendëskryeministri i parë Bislimi.
BE-ja mbetet partneri më i madh tregtar i Kosovës dhe ofruesi më i madh i ndihmës financiare
Të tjera
-
Çitaku: Drafti i Asociacionit parasheh autonomi territoriale dhe politike për serbët
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin ...
-
DASh: Jemi të zhgënjyer të shohim dy të sanksionuar të propozuar për pozita në Qeverinë e Serbisë
Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express nga Departamenti Amerikan i S...
-
Lansimi i programit për energjinë, Hovenier: Jemi në një pikë lëvizëse për të arritur planin tonë
Sot është lansuar programi mes MCC-së dhe Qeverisë së Kosovës, ku i pranishëm...
-
Osmani: Kandidatura individuale pamundësoi garën time për balotazh
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, nga Fronti Evr...
-
Kryeministri i Malit të Zi: E duam Serbinë, por s’heqim dorë nga njohja e Kosovës
Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, ka thënë se vendi i tij nuk do të...
-
Ali Ahmeti i përgjigjet kandidates së VMRO për Presidente që kërkoi Tribunal për UÇK’në: Kam qenë luftëtar lirie
Për deklaratën e kandidates për presidente nga radhët e VMRO-DPMNE se do të k...
-
Elshani për vendosjen e kamerave në veri: Janë për sigurinë e qytetarëve
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të vendit, Veton ...
-
Biden dhe Trump fushatë në shtetin e Miçiganit
Kandidati për president i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump pritet të b...
-
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth KiE-së
Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të komentojë qëndrimin publik të Gjerm...
-
Programi me MCC’në, Kurti: Investimi më i madh në energji në dekadat e fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova po bëhet shteti me ka...
-
Hyn në fuqi programi me MCC-në, Rizvanolli: Kosova do të bëhet shteti me kapacitetin më të madh të baterive
Ka hyrë sot në fuqi programi MCC-në i cili vendosë Kosovën në rend të parë t...
-
Policia në Pejë kërkon ndihmën e qytetarëve në gjetjen e ”Tiktok-erit”
Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj pë...