“A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë?”, Madonna i bën kërkesën e çuditshme Papa Françeskut
Autori: Gazeta inFokus
09:50 | 06 Maj 2022
Prej disa kohësh, Madonna është kryefjala e mediave të huaja, kjo për shkak të ndarjes me ish-të dashurin 35 vite më të ri, pozave seksi që ndan në rrjetet sociale dhe publikimin e albumit të saj më të ri.
Por kësaj radhe, artistja me famë botërore i ka befasuar të gjithë pasi ka bërë një kërkesë publike drejtuar Papa Françeskut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Madonna, i ka dërguar një mesazh të çuditshëm Papës, duke i kërkuar që të takohet me të për të diskutuar çështje të rëndësishme.
Me sa duket, artistja është shkishëruar tre herë, ndërsa shkruan se është një katolike e mirë dhe dëshiron të zgjidhë gjërat.
“Përshëndetje @Pontifex Francis – Unë jam një katolike e mirë. Betohem! Dua të them që nuk betohem! Kanë kaluar disa dekada nga rrëfimi im i fundit. A do të ishte e mundur të takoheshim një ditë për të diskutuar disa çështje të rëndësishme?
Unë jam përjashtuar 3 herë. Nuk duket e drejtë. Sinqerisht Madonna”, ka shkruar këngëtarja e famshme në “Twitter”.
Faqja e Papa Françeskut në Twitter ka pasur shumë aktivitet që kur këngëtarja bëri këtë postim, megjithatë ajo ende nuk ka marrë një përgjigje publike. Tweet-i, i cili u postua në faqen e këngëtares 63-vjeçare, la shumë nga fansat e saj në mëdyshje dhe konfuzion se pse ajo e postoi atë.
Disa e kanë cilësuar si një strategji të pazakontë publiciteti për publikimin e albumit të ri ‘Finally Enough Love’ më 24 qershor, ndërsa të tjerë e shohin si një dëshirë të vërtetë të këngëtares për të bërë paqe me Kishën.

T� tjera
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...
-
Prokuroria në Pejë: Janë iniciuar hetime ndaj zyrtarëve të përmendur në parashtresën e Arlinda Zekajt
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, bën të ditur se, j...
-
Presidentja ua përcjell kryeparlamentares dhe deputetëve vendimin për kthimin e Ligjit të Speciales në Kuvend
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ia ka kthyer Kuvendit për rishqy...
-
Njeriu i tij rrëfen momentin kur Vuçiq mori vesh se kishte humbur zgjedhjet në Serbi
Presidenti i Partisë Progresive Serbe, Milosh Vuçeviq, ka komentuar humbjen z...
-
“Jepni dorëheqje”, Çitaku: Si Arlinda, edhe unë uroj që të mos mund të flini më natën!
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për së ...
-
Thellohet rasti i vràsjes së Arlinda Zekajt: Gjykata e Pejës thotë se tek sot pranuan aktakuzën e Prokurorisë ndaj ish-bashkëshortit të saj
Gjykata Themelore në Pejë ka njoftuar se këtë të hënë (26 tetor), e ka pranua...
-
Hoti dhe 14 deputetë opozitarë i kërkojnë Presidentes të mos e dekretojë Bashkim Nurbojën në Bordin e BQK-së
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka bërë të di...
-
Rasti në Pejë, Sadiku kërkon dorëheqjen e Sveçlës
Deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku, i ka kërkuar dorëheqjen ministrit të Punëve ...
-
Rashiq: Pas humbjes së Vuçiqit, Lista Serbe duhet të largohet nga politika
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, e ka mirëpritur fitoren e Li...
-
Guri bojkoton seancën për rastin e Arlindës: Ajo nuk kishte nevojë për një seancë sot, por për shtetin dje
Deputeti i Kuvendit nga LDK-ja, Paris Guri, ka njoftuar se nuk do të jetë i p...
-
Nenad Rashiq: Nuk pres që Lista Studentore të ndryshojë publikisht qëndrimin për Kosovën
Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, pret q...
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...





























