Lufta në Ukrainë, pse disa vende vazhdojnë të mbështesin Rusinë?
Autori: Gazeta inFokus
08:03 | 02 Maj 2022
Analistët thonë se pjesa më e madhe e botës perëndimore është bashkuar kundër sulmit rus në Ukrainë. Por shumë vende afrikane, aziatike dhe të Lindjes së Mesme, po përpiqen të mbajnë një qëndrim neutral në lidhje me konfliktin.
Të enjten, në të njëjtën ditë që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres ndodhej në Kiev për një takim me Presidentin Volodymyr Zelenskyy, Rusia kreu një sulm ajror, duke goditur një ndërtesë banimi, e duke vrarë gazetaren e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se ushtria ruse kishte goditur ndërtesat e fabrikës së prodhuesit ukrainas të raketave hapësinore Artem.
“Është gjithashtu simbolike që në momentin e sulmit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ndodhej në Kiev. Kjo është e ashtuquajtura ‘përshëndetje’ për të, me anë të së cilës Putini bombardoi shtëpitë tona, duke i shkatërruar ato. Objektivi i Putinit nuk janë shtëpitë, por jetët e njerëzve”, tha kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko.
Shumica e vendeve perëndimore janë të bashkuar në dënimin e sulmit të Kremlinit ndaj Ukrainës, por pikëpamja mbi luftën është më komplekse në pjesë të tjera të botës, thonë ekspertët.
“Ia vlen të thuhet se 141 vende kanë nënshkruar rezolutat të OKB-së që dënojnë agresionin e Rusisë. Pra, 75 për qind e vendeve anëtare të OKB-së e kanë bërë një gjë të tillë. Por ne e dimë se në Afrikë dhe në Lindjen e Mesme, shumë vende janë të shqetësuara nga ndikimi i kësaj lufte në ekonomitë e tyre. Ekziston frikë se lufta në Ukrainë do të çojë në rritje të mëdha të çmimit të ushqimeve, energjisë dhe për shumë udhëheqës jashtë Evropës, këto janë në fakt çështjet më shqetësuese”, thotë Richard Gowan, drejtor për çështjet e OKB-së në Grupin Ndërkombëtar të Krizave.
Ekspertët thonë se lufta mund të ketë një ndikim me pasoja të rënda përballë mungesave të mëdha ushqimore në disa pjesë të Afrikës.
Ndërkohë, Rusia po përhap dezinformata në kontinent, duke pretenduar se Ukraina dhe NATO janë agresorët, dhe se ata kërcënuan Rusinë, gjë që nuk është e vërtetë.
“Pra, nëse kjo paraqitet si një betejë Lindje-Perëndim, shumica e afrikanëve nuk do të duan të përfshihen në të. Por nëse kjo luftë shihet si një kërcënim për kartën e Kombeve të Bashkuara, ligjin ndërkombëtar dhe sundimin e ligjit, unë mendoj se shumë qeveri afrikane do të kundërshtonin atë që po bën Rusia”, thotë Joseph Siegle i Qendrës Afrikane për Studime Strategjike.
Ekspertët thonë se shumica e vendeve në Lindjen e Mesme nuk po mbajnë anën e askujt në konfliktin Rusi-Ukrainë.
“Mendoj se shumë vende po vendosin të ndjekin rrugën e tyre. Vendet prodhuese të naftës që janë pjesë e OPEC Plus-it [Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës], si Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, duan të mbajnë lidhje të mira si me Rusinë, ashtu edhe me Shtetet e Bashkuara. Pra, ata po tregohen shumë të kujdesshme”, thotë Brian Katulis nga Instituti i Lindjes së Mesme.
Mes sanksioneve të Perëndimit ndaj Rusisë, disa vende në Azi, përfshirë Indinë dhe Kinën, po blejnë më shumë energji nga Rusia me çmime të zbritura. Presidenti rus Vladimir Putin u takua me kryeministrin indian Narendra Modi në dhjetor për të forcuar lidhjet ekonomike mes dy vendeve.
“India blen shumë pajisje ushtarake nga Rusia. Ajo gjithashtu ka lidhje të rëndësishme energjetike dhe ekonomike me të. Por qeveria indiane është afruar më shumë edhe me Shtetet e Bashkuara vitet e fundit, në një kohë që është mjaft e pakënaqur me politikën amerikane në Afganistan. Në këtë situatë, indianët nuk shohin një arsye themelore strategjike për të shkëputur të gjitha lidhjet e tyre me Moskën”, thotë zoti Gowan.
Ekspertët thonë se nëse Rusia vazhdon të vendosë në shënjestër civilët e të kryejë krime lufte, disa vende që tani janë të paanshme, mund të detyrohen të ndryshojnë qëndrimet e tyre.

T� tjera
-
Kurti: Arlinda kërkoi, por nuk e mori mbrojtjen që i duhej për të mbetur gjallë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar hetim të plotë dhe të menjëhe...
-
Deliu-Kodra: Më vjen marre nga ky fjalim në Kuvend, dikush duhet të dorëhiqet
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka kërkuar so...
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...

































