Lajme

Lehtësohen masat anti-COVID në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 16:02 | 30 April 2022

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur sot për lehtësimin e masave kundër Covid-19.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka njoftuar se situata epidemiologjike në Kosovë është stabile dhe për këtë arsye masat do të lehtëson.

Latifi ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të votojnë për lehtësimin e masave të përgjithshme të vendosura kundër Covid-19.

-Advertisement-

“Ne jemi në situatë që të kërkojmë nga Qeveria që t’i lehtësojmë masat që kemi pasur deri më tash për Covid-19. Masat e përcaktuara me këtë propozim-vendim shërbejnë që situata epidemiologjike të mbahet nën kontroll dhe përkundër të dhënave ne raport me infeksionin me Covid-19. Dokumentacioni përmban të gjitha të dhënat edhe informatat e nevojshme për mnarrjen e vendimit”

Kryeministri Kurti tha se lehtësimi i masave është bërë në koordinim me IKSHPK-në.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera