Analizat nga Zvicra s’ndryshojnë asgjë për VV-në, Haxhiu thotë se Astrit Dehari është vrarë
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/04/albulena-haxhiu-333-696x467-1-696x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
21:19 | 13 April 2022
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se nuk ka dyshim që në Rastin Dehari bëhet fjalë për vrasje. Ajo thotë se janë rishikuar të gjitha të dhënat prej fillimit të rastit deri më tani dhe tregon se nuk ka ndryshuar qëndrim lidhur me këtë rast.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Prokuroria Speciale e Kosovës po tenton ta manipulojë opinionin publik për rastin e Astrit Deharit.
Ajo ka deklaruar se provat që i ka marrë Instituti Zviceran kanë qenë të dëmtuara dhe se për këtë arsye shtoi ajo, ky institut e ka pasur të vështirë të gjejë ADN-në e dikujt tjetër në gjërat që kishte pasur afër Dehari kur kishte vdekur.
“Raporti i parë i Institutit kishte përmendur përfshirjen e një personi të tretë, ndërkaq në raportin e dytë, të gjitha provat që i ka marrë ky Institut nga prokuroria, thuhet se janë dëmtuar provat përmes mbështjelljes së tyre. Instituti thotë se ka qenë shumë e vështirë që t’u gjenden ADN-ja apo t’u bëhet provat këtyre analizave”, ka thënë Haxhiu.
Haxhiu ka shtuar se ministria e drejtësisë nesër do të dalë komunikatë për media rreth raportit të Institutit Zviceran.
Albulena Haxhiu ka deklaruar se prova kryesore për të ardhur deri te e vërteta është trupi, kjo sipas pikës së pestë të konkluzioneve. Ajo shton se trupi nuk është ekzaminuar.
“Pika e fundit në konkluzione thuhet se në fakt se prova kryesore për të ardhë deri të e vërteta është trupi dhe rrjedhimisht ajo thotë se nuk është përdorur fare. Dikush duhet të marrë përgjegjësi se si ka mundësi që nuk ia janë bërë analizat e duhura trupit. Sepse nëse e lexon pikën e fundit të konkluzioneve thuhet se e vetmja mundësi për të ardhur deri te e vërteta dhe në fakt nuk është bërë përpjekje që të përdore aq sa duhet si provë”, shtoi ajo.
Ministrja e Drejtësisë ka thënë se ajo së bashku me zëvendësin e saj kanë takuar Prokurorin Special, për siç thotë “raportuar për informacione rreth rastit Dehari”.
Sipas Hahxiut mënyra se si janë trajtuar provat në rastin e Astrit Deharit të qon në përfundim siç deklaron ajo “se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje”.
“Por, duke pasur parasysh mënyrën se si është paragjykuar ky rast, pastaj edhe vdekja e dëshmitarit kryesor në rastin Dehari, të ndjeri Naser Makolli. Pastaj falja e një personi tjetër që po ashtu ka qenë dëshmitarë kryesore, mënyra se si i kanë trajtuar provat. Ta zëmë një sapun me gjak, një peshqir me gjak të qon te përfundimi se ka qenë vrasje dhe jo vetëvrasje. “, tha ministrja.
Haxhiu ka shtuar se nëse Prokuroria Speciale e konsideron veten të paaftë që ta hetojë këtë rast, ajo duhet të kërkojë ndihmë nga hetues të specializuar.
“Nëse Prokuroria Speciale e konsideron veten që është e paaftë që ta hetojë këtë, pra në qoftë se nuk ka një tendecë për të thënë diçka që nuk qëndron, atëherë unë konsideroj që kjo duhet të kërkoj ndihmë nga hetues të specializuar në mënyrë që hetojnë që nga fillimi deri në fund këtë rast”, deklaroi ajo në KTV.
Prokuroria Speciale Kosovës, ka njoftuar të martën se më 1 prill ka pranuar raportin nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës, lidhur me rastin e Astrit Deharit.
Sipas njoftimit dërguar mediave, raporti i ekspertizës së Institutit të Mjekësisë Ligjore në Lozanë për rastin e Astrit Deharit, konstaton se “analizat e ADN-së, nga objektet që kanë qenë në kontakt me Deharin, në momente të afërta me vdekjen (brisk rroje, stilolaps i lidhur me një lidhëse këpucësh dhe një pjesë metali) nuk kanë treguar profil të ADN-së për veç të atij, Astrit Dehari”.
Gjithashtu në raport, sipas Prokurorisë Speciale, thuhet se analizat toksikologjike plotësuese të gjakut periferik të Deharit, kanë treguar prani të kafeines e jo të etanolit.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/434178109_945523566832917_4716854862130287286_n.png)
Të tjera
-
Murati: Rritja ekonomike 5.62% demanton zërat që heqjen e vizave e lidhnin me skenare apokaliptike
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thën se liber...
-
Ish-profesori i Albin Kurtit largohet nga VV-ja, për ish-studentin e tij tash kryeministër dikur thoshte fjalë të mëdha
Ish-profesori i Kurtit largohet nga Vetëvendosja, kështu e përshkruante kur i...
-
Fajde, rrëmbịm e detyrim, një grua në mesin të arrestuarve për fajde në Pejë
Për një periudhë të gjatë kohore, disa persona në Pejë dhe Prishtinë ishin du...
-
Policia e Kosovës me aksion të ri kundër fajdes në Gjilan, publikon pamje të arrestimit të dy personave
Pas aksionit në Pejë dhe Prishtinë, të premten, Policia e Kosovës ka realizua...
-
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Ruttes me Kosovën ndër vite
Te kryeministri i Holandës, Mark Rutte, autoritetet në Kosovë shohin një part...
-
Katër të vd*ekur në Prishtinë, policia nis hetime
Policia ka njoftuar për katër persona që kanë vdekur të enjten në rajonin e P...
-
“Vizito Kosovën”: Osmani shpërndanë pamje të Liqenit të Badovcit, promovon vendin në sektorin e turizimit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë një video në profilin e sa...
-
Arrestohen një burrë dhe një grua në Gjakovë, u rrahën mes vete
Janë arrestuar dy të dyshuar, një grua dhe një burrë në Gjakovë, pasi të njëj...
-
Arrestohet kosovari në Aeroportin e Rinasit, tentoi të shkonte në Itali me ẩrmë në çantë
Policia e Shtetit në Shqipëri ka arrestuar një kosovar në aeroportin e Ri...
-
Mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për test të maturës, 500 refuzohen nga kjo e drejtë
Nesër mbahet testi i maturës në Kosovë, ku 19 mijë e 200 nxënës kanë aplikuar...
-
Ndërron jetë një foshnje dymuajshe në Skenderaj
Një foshnje rreth dymuajshe ka vdekur në Skenderaj. Lajmin për vdekjen e t...
-
Policia në Gjilan për një javë shqipton mbi 1000 gjoba trafiku
Njësia rajonale e trafikut rrugor dhe stacione policore në Gjilan gjatë një j...