Abdixhiku: Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët
Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 09 April 2022
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në 23-vjetorit të Betejës së Koshares, ka bërë homazhe në nderim të të rënëve të kësaj beteje.
Ai përmes një postimi në Facebook, tha se akti i trimërisë së UÇK-së, ishte frymëzim për rrugëtimin e vendit drejt lirisë. Sipas tij, triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët.
“Në mëngjesin e 9 prillit të vitit 1999, 23 vite më parë, burrat e gratë e Ushtrisë Çlirimtare, kishin nisur thyerjen e kufirit shqiptar, dhe me këtë i kishin dhënë historisë një ndër betejat më të lavdishme shqiptare. Akti i tyre i trimërisë, më tepër se simbolikë e thyerjes së një muri pushtimi, ishte frymëzim për rrugëtimin tonë drejt lirisë. Triumfi ushtarak i Koshares, ishte kushtrim për të gjithë shqiptarët”.
Ai tha se do të kujtohen e nderohen të gjithë dëshmoret e kësaj beteje, duke përmendur kështu edhe të huajt që dhanë jetën.
“Sot, kujtojmë dhe nderojmë të rënët e Betejës së Koshares, nderojmë burrat si Agim Ramadani, Sali Çekaj, Xhemajl Fetahaj, Abaz Thaçi e secilin hero e dëshmorë të kësaj beteje të madhe. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në altarin tonë të lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider”, shkroi ai.
“Kosharja, të rënët, kjo lavdi e kjo sakrificë, është shenjë e vazhdueshme rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës”.
Të tjera
-
Kurti e Sarrazini patën mëngjes pune, temë ujdia për udhëtime me letërnjoftime në Bosnjë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takoi për një mëngjes pune, Përfaqësuesi...
-
Polonia përgatitet për luftë, ministri i Mbrojtjes: Investojmë miliarda për “Mburojën Lindore”, kemi 700 kilometra kufi për të siguruar
Polonia po përgatitet gjithmonë e më shumë për një agresion të mundshëm të Ru...
-
Gjetjet e auditorit: Buxheti i shtetit u dëmtua me mbi 1.5 milionë euro nga keqpërdorimet e Ligjit për Sponzorizime
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur një numër të konsiderueshme të shkeljeve...
-
Armët suedeze mund të sulmojnë objektivat ushtarake në Rusi
Qeveria suedeze nuk ka asgjë kundër Ukrainës që të përdorë armët e prodhuara ...
-
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda e njohin zyrtarisht shtetin palestinez
Spanja, Norvegjia dhe Irlanda zyrtarisht e kanë njohur zyrtarisht një shtet p...
-
Diplomati austriak: Thaçin e cilësonim më shumë si figurë politike sesa ushtarake, struktura e UÇK-së e shpërndarë
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitar Jan Kickert tha se gjatë vitit 1998,...
-
Kurti: Një nga arritjet më të mëdha që nga viti 2021 është se 40% e profesionistëve të emëruar janë gra
Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në hapësirat e ...
-
Kosova nuk shkon në zgjedhje të parakohshme?
Iniciativa e Partisë Demokratike të Kosovës që të shpërndahet Kuvendi dhe Kos...
-
Stano: Ende s’ka përfunduar raporti i BE-së për heqjen eventuale të masave për Kosovën
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian Peter Stano, ka thënë se ende nuk ka përfundua...
-
Rrufeja godet aeroplanin Cyrih-Shkup
Ekipi i volejbollit të Maqedonisë është përballur me një situatë të të rrezik...
-
Pamje emocionuese: Ushtarja e KFOR-it amerikan në Kosovë befason djalin në ditën e diplomimit në SHBA
Nëna që shërben në Kosovë në kuadër të KFOR-it amerikan, i shkon ditën e dipl...
-
Po bënin gara me vetura, gjobitën dy shoferë në Mitrovicë
Dy persona janë gjobitur me nga 400 euro, katër pikë negative si dhe masa mbr...