Rozë

Sa kushton pelerina ‘e grisur’ e Ramës që u shfaq dje për uljen e çmimeve?

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 21 Mars 2022

Kryeministri Edi Rama ishte pothuajse gjatë gjithë ditës së djeshme, në mbikëqyrjen e çmimeve në supermarkete dhe furra buke.

Edhe pse e dielë, kryeministri kishte zbritur në terren, së bashku me ministret, një prej të cilave, Delina Ibrahimaj, e cila u bë virale pak ditë më parë, me deklaratën e saj se një shqiptar që merr 140 euro në muaj nuk quhet i varfër.

Në bisedën me shitësen e furrës së bukës, Rama tha se rritjet e çmimit janë thjesht psikologjike, pasi njerëzit janë në stres dhe kanë shtuar blerjet e tyre.

-Advertisement-

Këtë deklaratë, Rama e lëshoi, teksa kishte të veshur ‘një pelerinë’ që dyshohet se është më shumë se 6 rroga mesatare në Shqipëri.

Siç shihet edhe nga kërkimet që kanë bërë qytetarët, Rama mban të veshur “një pelerinë” që kushton mbi 3 mijë dollarë, nga firma Yamamoto.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy