Ministri i Jashtëm rus do të takojë homologun ukrainas
Autori: Gazeta inFokus 14:00 | 07 March 2022
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, pritet të takohet të enjten në Antalia të Turqisë me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.
Pritet të jetë ky takimi i parë midis diplomatëve të lartë qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, në një deklaratë të shkurtër për mediat.
Agjencitë ruse të lajmeve e konfirmuan po ashtu planin.
Turqia, anëtare e NATO-s, e cila ndan kufi detar me Rusinë dhe Ukrainën në Detin e Zi, është ofruar si nikoqire e bisedimeve.
Ankaraja ka marrëdhënie të mira si me Moskën, ashtu edhe me Kievin.
Ajo e ka cilësuar si të papranueshëm pushtimin rus të Ukrainës, ndonëse i ka kundërshtuar sanksionet kundër Rusisë.
Kuleba ka thënë të shtunën se është i hapur për bisedime me Lavrovin, por vetëm nëse ato janë “domethënëse”.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, pasi nuk ka marrë garanci nga NATO-ja se nuk do të zgjerohet drejt lindjes.
Perëndimi ka ndërmarrë një varg sanksionesh të rënda kundër Rusisë, si në aspektin ekonomik, ashtu edhe diplomatik./REL
Të tjera
-
Thaçin e vizitoi i vëllai për Bajram: Të fala keni nga Haga
Edhe pse ju mungon liria, pasi që po mbahen që afër 4 vjet në paraburgim në H...
-
Nga Ukraina në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s flet për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan
Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robe...
-
Parashikimi i motit për sot
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë pasditës...
-
OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka përsëritur alarmin për rezistencën ndaj...
-
“Miqësi e përjetshme”, “Të rritim bashkëpunimin”, krejt çka tha Osmani pasi takoi zëvendëspresidenten Harris dhe këshilltarin Sullivan
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë Samitit të Paqes për Ukrainën në Zv...
-
Ish-Kryeministri Majko flet për sigurinë në rajon: Nëse preket Kosova, preket edhe Shqipëria
Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Pandeli Majko ka deklaruar se an...
-
Ndërron jetë meteorologu Sylë Tahirsylaj
Meteorologu i njohur Sylë Tahirsylaj ka ndërruar jetë sot. Lajmin e kanë b...
-
Kurti kujton Fan Nolin, 100 vite prej ditës kur Noli u bë Kryeministër i Shqipërisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Fan Nolin në 100 vjetorin kur...
-
Gjermania iu bën thirrje aleatëve të NATO-s: T’i rrisim shpenzimet ushtarake
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, ka bërë të ditur se aleatët ev...
-
Rrạhja mes tifozëve, gazetari i Sky Sports shpegon problemet politike Kosovë – Serbi: Kosova është shtet i pavarur, Serbia nuk e njeh
Një përleshje e madhe mes tifozëve ka ndodhur në Gelsenkirchen të Gjermanisë....
-
Sky News: Përleshja ndodhi vetëm mes tifozëve shqiptarë e serbë, nuk pati të përfshirë anglezë
Fillimisht u raportua se tifozët e Anglisë dhe Serbisë kanë pasur një përlesh...
-
Ndeshja Shqipëri -Itali, Policia Shqiptare patrulloi bashkë me atë gjermane mbrëmë – pamjet
Policia e shtetit shqiptar ka ndarë pamje duke asistuar policinë gjermane për...