Goditi me veturë dy të mitura, gjykata kërkon që e akuzuara të sillet me detyrim në seancë
Autori: Gazeta inFokus
16:18 | 15 Shkurt 2022
Gjykata Themelore në Gjilan dega në Viti ka lëshuar urdhëresë për sjellje me detyrim në seancë ndaj E.Sh, e cila po akuzohet se në vitin 2021, në rrugën e “Shaban Haliti” në fshatin Pozheran, nga pakujdesia godet dy këmbësoret të miturat A.Z. dhe Rr.Z.
Një vendim i tillë është marr nga gjykatësi Nexhat Aliu pasi që e akuzuari Shabani mungoi të martën në seancën fillestare, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas gjykatësit Aliu, në fletëkthesën e kthyer gjykatës, thuhet se e njëjta është e panjohur.
Meqë nuk janë plotësuar kushtet ligjore për mbajtjen e seancës, e njëjta u shty, ndërsa e radhës është caktuar më 10 mars 2022.
Ndryshe, të pranishëm në këtë seancë ishin prokurorja Leonora Kadriu, të dëmtuarat Rr dhe A.Z së bashku me përfaqësuesin e tyre ligjorë Agron Zuka.
Sipas aktakuzës së ngritur në maj të 2021-ës, nga Prokuroria Themelore në Gjilan E.Sh, po akuzohet se më 26 mars 2021, rreth orës 16:10 min, ne rrugën e “Shaban Haliti” në fshatin Pozheran në drejtim të fshatit Sllatinë e Poshtme, respektivisht në udhëkryqin me rr, “Sabit Zuka”‘ të Komunës së Vitisë derisa e pandehura ka qenë duke e drejtuar automjetin për pasagjer të markes VW Passat ngjyrë hiri me targa 06-626-EB, nga pakujdesia shkel Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor nga neni 53 paragrafi 1, nenit 151 pargrafi 1, duke mos përshtatur shpejtësinë e lëvizjes së automjetit të tij kushteve dhe rrethanave te rrugës- zonë urbane dhe fushëpamjes së rrugës.
Në aktakuzë thuhet se gjatë kthimit majtas e humb kontrollin dhe nga shiriti i djathtë kalon në shiritin e majtë dhe del tërësisht nga rruga dhe me këtë rast i godet dy këmbësoret të miturat A.Z. dhe Rr.Z të cilat në momentin kritik po lëviznin në skaj të shiritit të djathtë të drejtimit te kundërt të lëvizjes të të pandehurës, me ç’rast e dëmtuara e mitura Rr.Z. pëson lëndime të lehta trupore përderisa e dëmtuara e mitura A.Z. pëson lëndime të rënda trupore e që detyrohen të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional të Gjilanit – Qendra Emergjente.
Me këtë akuzohet se ka kryer veprën penale, Rrezikimi i Trafikut Publik nga neni 370, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 6 dhe 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...


































