Rikthehen kërkesat për tërheqje të parave nga Trusti
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 15 Shkurt 2022
Debati për Trustin u rikthye. Kësaj here janë disa nga ekonomistët që po kërkojnë mundësimin e tërheqjes së një përqindjeje nga Fondi i Kursimeve Pensionale, sikur para një viti.
Argument për këtë kërkesë e kanë rritjen e çmimeve në shumë sektorë.
“Për shkak të rritjes së çmimeve duhet, kish qenë mirë, është si alternativë e mundshme, sepse edhe rritet fuqia blerëse”, thotë Jakup Bellaqa, njohës i ekonomisë. Tash këta kërkojnë që, përmes ligjit, qeveria t’ua mundësojë qytetarëve t’i marrin 20 për qind nga Trusti.
“Ndikon në rritjen e konsumit që do të kishte ngjallë edhe aktivitetin ekonomik te bizneset, por edhe do të kishte fuqizuar portofolin e çdo qytetari”, shprehet ekonomisti Mustafë Kadriaj.
Pak më tej shkoi të dielën deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, që rikërkoi tërheqjen e 30 për qind nga kursimet e pensionit.
Hapjen e këtyre precedanëve e kishte mundësuar Qeveria Hoti përmes Ligjit për Rimëkëmbje, si masë për t’u përballur me dëmet ekonomike të pandemisë COVID-19. Asokohe, Vetëvendosje opozitare ishte kundër 10%-shit, pasi konsideronte se e shkelte parimin e paprekshmërisë së këtyre parave, dhe krijonte pabarazi sociale.
“Pjesa më e prekur nga kriza ekonomike nuk do të ndihmohet. Ne nuk jemi kundër të ndihmohen edhe ata që nuk e kanë me patjetër, mirëpo prioriteti duhet të jetë te ata që nuk kanë fare para në Trust”, ishte shprehur ish-deputeti Hekuran Murati në seancën e 14 gushtit 2020.
Për katër muaj afat, për tërheqjen e 10% të kursimeve kishin aplikuar 427 mijë e 371 kontributdhënës, duke nxjerrë 197 milionë euro. Shumica e këtyre parave ishte vlerësuar se kanë shkuar në konsum.

T� tjera
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...
-
Vràsja e Arlinda Zekajt, të mërkurën protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë
Pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, për të mërkurën është p...
-
Ende asnjë reagim nga Koordinatorja Kombëtare për Mbrojtjen e Grave nga Dhuna
Koordinatorja kombëtare për mbrojtje nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave d...
-
“As vràsjes time nuk pres t’i përgjigjeni” – Letra që Arlinda Zekaj, e vràrë mbrëmë me sëpatë, ia kishte drejtuar kryetarit të Gjykatës në Pejë
Arlinda Zekaj, 49-vjeçarja që u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, kishte ...
-
PDK e LDK kërkojnë raportim urgjent nesër të kryesuesve të KPK-së dhe KGJK-së
Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratik e Kosovës, kanë kërkuar që...
-
Presidentja kërkon hetim urgjent për gruan që u vra në Pejë: Çdo dyshim për dështim, të marrë përgjigje
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka reaguar ashpër pas vrasjes së...
-
Tentim-vras*je në Prishtinë, një person përfundon në spital
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur në Pris...

































