Lajme

Deliu-Kodra: Presidentja dhe kryeministri po heshtin për deklaratën e Prindon Sadikut

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 09 February 2022

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike, është i pamenduar, i paanalizuar dhe diskriminues.

Gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme, Deliu-Kodra tutje tha se ky vendim shkel frymën kushtetuese të vendit.

“Ky vendim do të shkaktojë problem serioz në ekonominë e vendit. Këtë dëm, këtë goditje, do ta shohim gjatë muajit shkurt kur qytetarët do të përballen me fatura që u paralajmëruan tashmë me mesazhn. Kryeministri Kurti dhe Qeveria ikin, i braktisin qytetarët, e pushteti i tyre po shndërrohet në pushtet arrogant dhe shpërfillës e jo demokratik”.

-Advertisement-

Mes tjerash, Deliu-Kodra përmendi edhe deklaratën e zotërisë së parë, Prindon Sadiku, i cili në rrjete sociale i ka quajtur mediat “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.

Ajo tha për këtë deklaratë duhet të reagojë presidentja Vjosa Osmani, e cila është edhe bashkëshortja e tij, dhe kryeministri Albin Kurti.

“Presidentja Osmani po hesht karshi deklaratës së frikshme të bashkëshotitt të saj i cili paturpësisht median e quajti ‘ndërmarje e përbashkët kriminale’. Presidentja dhe kryeministri po heshtin ndaj një deklaratë që po u bëhet mediave. Nëse presidentja dhe kryeministri nuk i marrin seriozisht këto kërcënime të mediave pavarësisht që statuset fshihen sot, duhet ta thonë fjalën e tyre në raport me deklaratën e një zyrtari të lartë të shtetit.

Deliu-Kodra poashtu foli për suspendimin e një polici për një postim në Facebook.

“Polici u suspendua e ne s’kemi asnjë qëndrim zyrtar të zonjës Gërvalla, s’kemi asnjë reagim të Ministrit të Mbrojtjes”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera