Lajme

Policia sekuestron armë e municion në një shtëpi në Mitrovicë

Autori: Gazeta inFokus 09:24 | 31 January 2022

Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut ka pranuar dje një informatë se një i dyshuar po mban armë në shtëpi, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, në shtëpinë e të dyshuarit ka pasur armë dhe sasi të ndryshme të municionit.

“Në cilësi të provave materiale policia ka konfiskuar AK-47, dy karikator të zbrazet, 20 fishek të AK-47, 2 fishek të pushkës se gjuetisë, një set për pastrim të armës, 2 granata dore dhe dy detonator. I dyshuari tashme i njohur për policinë nuk është gjetur në shtëpi, ku sipas informatave i dyshuari në fjalë është jashtë vendi” thuhet në njoftimin e policisë.

-Advertisement-

Me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar i armës”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera