Lajme

Publikohen shpenzimet e presidentes Osmani

Autori: Gazeta inFokus 15:28 | 30 January 2022

Presidenca ka publikuar shpenzimet e titullares së institucionit. Grafiket flasin për ulje shpenzimesh në të gjitha kategoritë.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, tha se racionalizimi i shpenzimeve është parimi kryesor që e ka ndjekur presidentja Osmani që nga dita e parë, fillimisht në Kuvendin e Kosovës e më pas në Presidencë.

“Sa më racionale shpenzimet, më të mëdha mundësitë që paratë e taksapaguesve të orientohen në vende adekuate. Asnjë cent i shpenzuar dosido”, tha ai.

-Advertisement-

Sa i përket shpenzimeve për dreka dhe darka zyrtare, gjatë vitit të kaluar, Zyra e Presidentes ka shpenzuar 2,714 euro.

Te shpenzimet e karburanteve për vetura 5,165 euro, për akomodim jashtë vendit janë shpenzuar 26 mijë e 172 euro. Për bileta për udhëtime jashtë vendit 35 mijë e 863 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera