Koronavirusi cenon fëmijët e pavaksinuar
Autori: Gazeta inFokus
11:47 | 22 Janar 2022
Fëmijët që nuk vaksinohen, janë të cenueshëm nga koronavirusi, paralajmërojnë autoritetet shëndetësore në Kosovë.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dërguar Radios Evropa e Lirë, numri i fëmijëve 12 deri në 17 vjeç, të vaksinuar me një ose dy doza të vaksinës, është rreth 45,000.
Nga numri i përgjithshëm i fëmijëve të kësaj grup-moshe, që sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës është mbi 160,000, i bie që rreth 28 për qind janë të vaksinuar.
Në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se hezitimi i prindërve për t’i vaksinuar fëmijët “është i pabazuar”.
Vaksina Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç ka marrë dritën jeshile nga institucionet kryesore shëndetësore në botë.
Përpara vendimit, shkencëtarët kanë kryer prova klinike me mijëra fëmijë dhe nuk kanë raportuar asnjë shqetësim serioz për sigurinë.
Dhënia e vaksinës për grup-moshën 12-15 vjeç në Kosovë është miratuar në nëntor të vitit të kaluar.
“Prindërit e fëmijëve të moshës 12 vjeç e lart duhet t’i vaksinojnë fëmijët pa asnjë rezervë, aq më tepër tani që [varianti] Omicron [i koronavirusit] prek edhe moshat e reja, siç janë nxënësit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, dërguar Radios Evropa e Lirë.
REL-i i ka kontaktuar disa prindër për të biseduar rreth zgjedhjes së tyre për të mos i vaksinuar fëmijët, por ata nuk kanë dashur të identifikohen.
Në kushte anonimiteti, disa kanë thënë se i frikësohen vaksinimit, për shkak të “efekteve negative” në të ardhmen.
Të tjerët kanë shprehur besimin se edhe në rast të infektimit, fëmijët do ta kalojnë lehtë.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në mars të vitit 2020, fëmijët kanë pasur shumë më pak gjasa se të rriturit që të sëmuren rëndë nga koronavirusi. Megjithatë, në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëri të Bashkuar, autoritetet shëndetësore kanë raportuar shifra rekorde të fëmijëve të hospitalizuar, si pasojë e variantit më ngjitës të koronavirusit, Omicron.
Infektologu Hamdi Ramadani thotë se vaksinimi u ofron mbrojtje fëmijëve.
“Prindërit duhet të mendojnë për shëndetin e fëmijëve të tyre dhe t’i vaksinojnë. Të dhënat e fundit tregojnë se numri i rasteve është i lartë. Është detyrë dhe obligim i prindërve t’i vaksinojnë ata”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.
Nëse prindërit nuk i vaksinojnë fëmijët, shton ai, ata lejojnë që virusi të përhapet edhe më shumë.
Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, të publikuara më 20 janar, grup-mosha 10-19 vjeç ka qenë më e prekura nga koronavirusi.
Nga gjithsej 2,943 raste të reja, 899 kanë qenë të kësaj grup-moshe, ndërsa 181 të grup-moshës 0 deri në 9 vjeç.
“Sa më shumë persona të vaksinuar, aq më lehtë do të kalohet sëmundja edhe në rast të infektimit”, thotë Ramadani.
Thirrje të ngjashme bën edhe drejtoresha e Klinikës së Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Violeta Grajçevci.
“Prindërit duhet t’i vaksinojnë fëmijët mbi moshën 12-vjeçare, nuk duhet hezituar. Këtë e rekomandon edhe Organizata Botërore e Shëndetësisë”, thotë ajo.
Sipas OBSH-së, vaksinimi i fëmijëve kundër koronavirusit është i domosdoshëm në luftën kundër pandemisë. Vaksinat, sipas studimeve, ndikojnë në rritjen e imunitetit ndaj virusit dhe evitimin e hospitalizimit dhe pasojave të rënda nga ky virus.
Në Shtetet e Bashkuara dhe në disa vende të tjera është miratuar vaksinimi edhe i fëmijëve 5-11 vjeç.
Sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA (CDC), fëmijët kanë gjasa aq sa të rriturit për t’u infektuar me koronavirus. Ata po ashtu mund të sëmuren rëndë dhe të kenë pasoja afatshkurtra ose afatgjata.
“Fëmijët që infektohen me koronavirus mund të kenë gjithashtu komplikime serioze, si sindroma inflamatore e shumë sistemeve (MIS-C) – një gjendje ku pjesë të ndryshme të trupit inflamohen, duke përfshirë zemrën, mushkëritë, veshkat, trurin, lëkurën, sytë ose organet gastrointestinale”, thotë CDC-ja.
Vaksinimi mund të ndihmojë që fëmijët të mos sëmuren rëndë edhe nëse e kapin koronavirusin, thekson CDC-ja.
Sipas CDC-së, vaksina Pfizer/BioNTech mund të shkaktojë efekte të përkohshme anësore, si lodhje, dhimbje koke, dhimbje muskujsh apo ethe dhe ato mund të zgjasin deri në 48 orë.
CDC-ja thotë se vaksinimi i fëmijëve mund të ndihmojë në mbrojtjen e anëtarëve të familjes, duke përfshirë vëllezërit dhe motrat që nuk kualifikohen për vaksinim dhe anëtarët e familjes që mund të jenë në rrezik më të lartë./rel/

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...


































