Lajme

“Pajtohen” Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku

Autori: Gazeta inFokus 18:33 | 13 January 2022

Pasditen e sotme (e enjte) kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me disa zyrtarë të tjerë të PDK-së, vizituan kryetarin e komunës së Skenderajt, Fadil Nurën, dhe nënkryetarin Sami Lushtakun, shkruan Gazeta inFokus.

Lladrovci bashkë me nënkryetaren e PDK-së, Vlora Qitakun, dhe disa zyrtarë të tjerë shkuan për ta uruar e kryetarin e ri të Skenderajt, Fadil Nurën, dhe nënkryetarin Sami Lushtakun.

Për këtë takim ka njoftuar Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook, në të cilin është diskutuar për disa çështje të cilat i përkasin të ardhmes të këtyre dy komunave.

-Advertisement-

Kujtojmë se Ramiz Lladrovci dhe Sami Lushtaku, në të kaluarën kishin raporte të ftohta mes tyre./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera