Lajme

Tre zyrtarë të PDK-së i shkojnë në zyre Fadil Nurës

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 13 January 2022

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe nënkryetari Sami Lushtaku, kanë pritur sot në takim tre zyrtarë të PDK-së, Vlora Çitakun, Ramiz Lladrovcin dhe Abelard Tahirin.

Nura ka shkruar se në këtë takim kanë diskutuar shumë hapur rreth bashkëpunimit mes dy komunave tona, nëpërmjet projekteve që do të realizojmë gjatë mandateve të tyre.

“Mirëpritëm bashkë me nënkryetarin Sami Lushtaku në një takim shumë miqësor Vlora Çitaku si nënkryetare e parë e Partisë Demokratike të Kosovës, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Abelard Tahiri, për të diskutuar shumë hapur rreth bashkëpunimit mes dy komunave tona, nëpërmjet projekteve që do të realizojmë gjatë mandateve tona, në shumë fusha në të mirë të qytetarëve tanë dhe zhvillimit të gjithmbarshëm. Këtu është Drenicë!”, ka shkruar Nura në rrjetin social “Facebook”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera