Lajme

Vrasja e Lirije Qerimajt në Skenderaj: Komuna u jep banesë fëmijëve të viktimës

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 11 January 2022

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar se fëmijëve të Lirije Qerimajt e cila u vra nga burri i saj në Llaushë, u ka dhënë një banesë, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, i pari i Skenderajt tha se do të bëjnë gjithçka që tre fëmijët e viktimës mos të ndihen kurrë të vetmuar.

“Jo vetëm një banesë që mund të jetë më e pakta në këtë kohë, por do t’iu ofrojmë edhe ngrohtësi, si të ishim një familje biologjike, duke i mbështetur edhe me veprime të tjera të nevojshme që i kërkon jeta”, ka shkruar Nura.

-Advertisement-

Lirije Qerimaj u vra nga burri i saj më 5 janar, i cili dyshohet qe edhe më herët kishte ushtruar dhunë ndaj saj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera