Lajme

Ministria e Shëndetësisë fillon konsultimet për shqyrtimin e masave anti-COVID

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 06 January 2022

Ministria e Shëndetësisë ka filluar takimet konsultative në lidhje me masat anti-COVID.

Një takim i tillë është mbajtur të mërkurën, ndërkaq nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar se masat janë duke u shqyrtuar.

Komiteti antiCOVID-19 gjatë ditës së djeshme kishte pasur një takim për shqyrtimin e masave.

-Advertisement-

Ndryshe, fillimi i muajit janar ka shënuar edhe rritjen e rasteve me coronavirus në vendin tonë.

Në pesë ditët e para të vitit 2022 në Kosovë u konfirmuan gjithsej 329 raste të reja, ndërsa është shënuar edhe një viktimë, duke çuar në 2,991 numrin e personave që kanë humbur jetën nga virusi në Kosovë.

Më datën 1 janar, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se janë konfirmuar 47 raste të reja me coronavirus, dhe 1 rast i vdekjes. Vetëm në pesë ditët e para të janarit në Kosovë u konfirmuan 329 raste me COVID-19.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera