Nagavci: S’ka arsye për greva të mësimdhënësve
Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 06 January 2022
Nxënësit kosovarë këtë vit do t’i nënshtrohen testit ndërkombëtar PISA, e në të cilin testim ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, pret rezultate të mira. Përkundër se pranon që pandemia ka ndikuar në cilësinë në arsim, Nagavci shprehet që nuk e ka menduar tërheqjen nga ky testim ndërkombëtar që vlerëson aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkencë.
Nagavci ka thënë se në fokus e kanë gjithëpërfshirjen dhe edukimin e hershëm ku potencon se për këtë vit janë ndarë pesë milionë euro për ndërtimin e çerdheve. Po ashtu, ajo thekson që si ministri për këtë vit kanë buxhetuar punësimin e 100 mësimdhënësve për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ajo, ka folur edhe për paralajmërimet e SBASHK-ut për mbajtjen e grevave nëse nuk miratohet Ligji i pagave.
“Është e qëndrueshme dhe e drejtë kërkesa që përfundimisht në Republikën e Kosovës të kemi një Ligj të pagave i cili i rregullon dhe i adreson pabarazitë që ekzistojnë në mes të kategorive të ndryshme që punojnë në sektorin e publik. Por, nuk ka vend për greva e aq më pak për shantazhe e për kërcënime, sepse tashmë është duke u punuar në këtë projektligj dhe besoj që në pranverë do të kemi draftin e parë të projektligjit”, shprehet Nagavci.
Nagavci theksoi nevojën që ky ligj të ofrojë barazi ku për punë të njëjtë ofrohet pagë e njëjtë.
Ministrja Nagavci, në një intervistë për KosovaPress, flet edhe për gjendjen e arsimit në Kosovë, projektet që do të realizojnë, abetaren e përbashkët me Shqipërinë dhe për protestat e paralajmëruara nga ana e SBASHK-ut për të cilat thotë se s’ka arsye të mbahen pasi puna është duke vazhduar për Ligjin për paga.
Kosova do të përfshihet për herë të tretë në Programin për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve, i njohur shkurt si PISA. Në vitin 2015 dhe 2018 rezultet ishin të dobëta, me Kosovën që u rendit në fund të listës.
Nagavci thotë se si Ministri po ndërmarrin të gjitha veprimet që janë në përgjegjësinë e tyre që të bëjnë një organizim të mirë të këtij testimi.
“Pandemia ka thelluar vështirësitë e fëmijëve gjithandej në botë në arritjen e rezultateve, sigurisht edhe në Kosovë. Në anën tjetër, në Kosovë përtej problemeve të shumta ka pasur edhe vështirësi në implementimin e mësimit në distancë për arsye prej më të ndryshmeve. Po shpresoj që puna që bëhet në shkolla dhe ngritja e vetëdijes pak edhe e mësimdhënësve pas diskutimeve të fundme që kanë ndodhur nga rezultatet e testit të fundit të PISA, ku nxënësit tanë kanë marrë pjesë dhe ku më të drejtë kanë pasur një diskutim të përgjithshëm të prindërve, të shoqërisë edhe një adresim të vëmendjes për nevojën e përmirësimit të cilësisë në mësimdhënie dhe në mësimnxënie. Shpresoj që të kemi rezultate më të mira sado që situata me pandeminë i ka vështirësuar punën në drejtim të përmirësimit të cilësisë në arsim”, thotë ajo.
Pas dy vjetëve të mësimit me skenarë të ndryshëm, gjysmëvjetori i parë i vitit shkollor 2021/2022 u realizua në skenarin A, ose me prezencë fizike në shkolla me orë mësimore të plota që kanë zgjatur 45 minuta.
Mirëpo, ditëve të fundit, Kosova është përballur me rritje të numrit të rasteve me COVID, pas paraqitjes së variantit Omicron dhe në rast se përkeqësohet situata me pandeminë, rrezikohet që nxënësit t’i rikthehen mësimit online.
Në lidhje me këtë çështje, Nagavci thotë se do të presin rekomandimet e institucioneve shëndetësore për të marrë ndonjë vendim që do të ndikonte në procesin mësimor.
Nagavci thotë se janë duke punuar në disa drejtime për të përmirësuar cilësinë e arsimit në Kosovë, ku përmend investimet në infrastrukturën ligjore.
Në këtë kontekst, ajo thotë se kanë finalizuar Ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit që i hap rrugë rikthimit të Kosovës në ENQA e në EQAR.
“Kemi finalizuar Ligjin për Agjencinë Kosovare të Akreditimit e cila ka qenë edhe prioritet në programin tonë qeverisës, gjë që na mundëson një funksionalizim të plotë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit edhe me legjislacionin adekuat pas zgjedhjes edhe të Këshillit Shtetëror të Cilësisë. Si një institucion i rëndësishëm për të punuar në përmirësimin e cilësisë në arsimin e lartë në përgjithësi do të ndikojë natyrisht edhe në përmirësimin e cilësisë në arsim në përgjithësi”, shprehet ajo.
Një nga vendimet që Qeveria ka ndërmarrë gjatë vitit të kaluar është arsimi i lartë publik pa pagesë, për të cilin Nagavci thotë se është një premtim i kamotshëm që e kanë realizuar.
“Arsimi i lartë pa pagesë ofron një mundësi të barabartë për të gjithë të rinjtë tanë dhe unë mendoj se kjo vetëm sa do të krijojë një lehtësi dhe mundësi të barabartë për të gjithë studentët, por jo edhe dëmtim në cilësi”, thotë ministrja e Arsimit.
Të tjera
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...
-
Takohen gruaja më e shkurtër dhe ajo më e gjatë në botë, fjalët që thanë për njëra-tjetrën pas takimit
Jyoti Amge dhe Rumeysa Gelgi, janë pjesë e librit të rekordeve “Guiness”. E p...
-
Moti i keq, Policia thirrje vozitësve: Kujdes, ka aksidente nëpër rrugë të vendit dhe autostrada
Orëve të fundit mbi vendin tonë kanë vazhduar të reshura të shiut të shoqërua...
-
“Përgaditu se unë jom karatist”- Momenti kur moderatori shpërthen në të qeshura, pasi Jahja Koka ia thotë këtë gjë
“Përgaditu se unë jom karatist”, ishte një nga fjalitë dhe momentet që bëri m...
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...