Veç një nga pesë emrat më të përdorur për fëmijët e lindur gjatë 2020-ës është shqip
Autori: Gazeta inFokus
11:07 | 02 Janar 2022
DUA – ky është i vetmi emër në gjuhën shqipe që është në mesin e pesë emrave më të përdorur për fëmijët e lindur gjatë vitit 2020, si për vajza ashtu edhe për djem.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka treguar se cilët janë emrat që iu vendosën më së shumti të posalindurve gjatë vitit pandemik.
335 vajza u quajtën Ajla dhe 305 djem Ajan duke i bërë këta emrat më të përdorur. Ndërsa 237 vajzave iu la emri Alea, 215-ëve Asja, Dua u emërtuan 211 dhe Inara 188. Në anën tjetër 272 të posalindur u quajtën Tian, 238 Amar, Noar u emërtuan 231 dhe Omer 212.
Ndikim që kosovarët të zgjedhin emrat e huaj, dhe jo ata shqip, për fëmijët e tyre besohet se ka pasë rrjedha e ndryshimeve dhe zhvillimeve sociale, politike, ekonomike dhe kulturore.
Sociologu Ferdi Kamberi ka thënë për Klan Kosova se në kohën e procesit të globalizimit është problem t’iu iket emrave modernë.
“Sociologët janë të mendimit se faktorë si ndryshimet dhe zhvillimet sociale të cilat ndodhën në Kosovë, migrimi dhe kontakti me kultura të ndryshme, teknologjia informative (përdorimi i internetit me mbi 93% ku Kosova konsiderohet si shteti lider në rajon për nga numri i përdoruesve të internetit në raport me numrin e banorëve), pastaj ndikimi i filmave, programet e ndryshme televizive, komunikimi me fizik dhe virtual me kulturat tjera, ndikimi i serialeve nga kultura dhe shoqëri të tjera, portretizimi i figurave publike dhe të tjera janë disa nga faktorët që kanë ndikuar që gjeneratat e reja të kenë emra krejtësisht të tjerë në raport me të kaluarën”.
Ai tha se emrat kanë shumë rëndësi në personalitetin e njeriut sepse, sipas tij, prindërit duhet t’iu vendosin emra me kuptim të bukur fëmijëve të tyre në mënyrë që ata gjatë jetës të mos ndjehen në pozitë të pafavorshme apo inferiorë, si dhe të mos kenë komplekse.
Kurse psikologia, Ardiana Gajtani, faktor më të fuqishëm të ndikimit në emërimin e fëmijëve e konsideron sistemin e jetesës në komunitet, mentalitetin, atdhedashurinë dhe fenë.
“Dihet që kultura evropiane në kohët e fundit ka pasur një ndikim shumë të madh në vendin tonë, andaj nuk është për t’u habitur rezultati i statistikave. Sikur të investonim ne si popull në edukim të hershëm kualitativ të brezave paraardhës, çështja e emërtimit nuk konsideroj se do të çonte drejt asimilimit dhe humbjes së vlerave”, ka deklaruar ajo.
Gjatë vitit 2020, apo siç njihet si viti pandemik, janë regjistruar 21 mijë e 907 lindje brenda territorit të Kosovës, nga të cilat 11 mijë e 340 ishin meshkuj ose 51.8%, dhe 10 mijë e 567 ishin femra ose 48.2%.

T� tjera
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...
-
Koçi pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Në një shtet normal do të kishte dorëheqje deri në nivelet më të larta politike dhe të drejtësisë
Avokati Arianit Koçi ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke k...
-
Smajli: Për herë të parë nga 2010-ta arrin në 8 numri i grave që u vranë për 1 vit
Gazetarja Hateme Smajli ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Sylaj Zekajt në Pej...






























